Flash

Thohir e donte Interin pa Conten: "Pati një tundim për ta rimarrë, pasi u shpallën kampion dhe iku trajneri"

Lapsi.al 1 June 2021
Thohir e donte Interin pa Conten: "Pati një tundim për ta

Suning duket se i ka zgjidhur problemet me huazimin e Oaktree por situata e Interit mbetet nën vëzhgim, veçanërisht për shkak të shumës së famshme prej 80-100 milion euro që duhet të mblidhet nga shitjet. Në të gjithë këtë, ndodh që të shfaqet edhe një njohje e vjetër e botës zikaltër, Erick Thohir. "Kishte një tundim për të marrë Interin përsëri, veçanërisht pasi fituan kampionatin dhe u largua Conte," janë fjalët e ish-pronarit.

Duke folur me youtuberin Deddy Corbuzier, manjati indonezian rrëfen: "Tundimi për të blerë përsëri Interin ishte vërtetë, veçanërisht pasi skuadra fitoi kampionatin dhe Conte u largua. Por unë mendoj se sot gjithçka është e vështirë, pandemia është ende në progres". Thohir, Ministri i Ndërmarrjeve Shtetërore të Indonezisë, aktualisht është i impenjuar për të ringritur vendin e tij pas goditjes së marrë nga Covid-19.

Në fund të vitit 2014, Thohir zotëronte 70% të aksioneve të zikaltërve të blera nga Massimo Moratti dhe gjithashtu u bë edhe president i klubit, në qershor 2016 Suning mori drejtimin edhe pse Thohir kishte mbajtur një pjesë të aksioneve brenda klubit. Në janar të vitit 2019 ai u largua plotësisht nga Interi, duke shitur pjesën e tij të pakicës prej 31.05% te Lion Rock.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI