Flash

Brdaric, tani edhe fitues: "Si trajner është momenti më i rëndësishëm në karrierë"

Lapsi.al 31 May 2021
Brdaric, tani edhe fitues: "Si trajner është momenti më i

"Për karrierën time si trajner është momenti më i rëndësishëm. Për momentin të shijojmë këtë trofe, për kënaqësinë e të gjithëve. Do të flasim, ne filluam një projekt të mirë së bashku, duam ta vazhdojmë, do të bisedojmë dhe do të shikojmë çfarë do të ndodhë". Thomas Brdaric mund të gëzohet më në fund për një trofe të fituar në një sezon spektakolar. Vllaznia e tij e nisi nga mbijetesa për të ndërtuar pritshmëri të mëdha pas cdo jave fitore. E pasi i shpëtoi titulli kampion vetëm me diferencë golash, Kupën e Shqipërisë e ka shtrënguar fort: “Në fund të kompeticionit ne jemi fituesit e Kupës se Shqipërisë. Ka diferencë mes kompeticioneve, unë jam shumë krenar, jo vetëm për tifozët e Vllaznisë, por për gjithë ambientin që na rrethon".

Tekniku i është kthyer pastaj edhe sezonit të tij, duke shigjetuar edhe ata kritikë që në momente të caktuara i vërsuleshin skuadrës shkodrane: "Një sezon me ulje ngritje, ishte e rëndësishme si do të përballeshim me humbjet, dikush fluturonte dhe harronte nga e nisëm - vazhdoi tekniku gjerman -, ditëm të menaxhonim mirë pjesën kur nuk ishim mirë këtë sezon. Kjo mendoj se është ana pozitive. Sot do të festojmë dhe do ta shijojmë këtë sukses, më pas do të shikojmë çfarë do të ndodhë në të ardhmen”, përfundoi Brdariç.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI