Flash

"Para një viti luftonim me Besëlidhjen": Xhaferri nuk përmban ekzaltimin pas trofeut të Kupës

Lapsi.al 31 May 2021
"Para një viti luftonim me Besëlidhjen": Xhaferri nuk

Një sezon në krye të skuadrës, një trofe i shkuar fare pranë dhe një tjetër i fituar. Alban Xhaferri nuk e përmban lumturinë pas triumfit në Kupën e Shqipërisë ku Vllaznia mundi 1-0 në finale Skënderbeun: "Kjo është Vllaznia e mrekullive, brenda një viti ne arritëm këtu. Para një viti luftonim me Besëlidhjen për të arritur në Superiore, e pas një viti fitojmë Kupën. Është Vllaznia e mrekullive në të gjitha aspektet me lojë dhe nivel. Nuk ka më mirë, faleminderit zotit për çfarë kemi arritur". Administratori kuqeblu sheh larg e kërkon më shumë, duke e bërë të qartë se ky është vetëm fillimi: "Vllaznia është një emër i madh dhe gjithmonë do të luftojnë që të ecin drejt nivele më të larta, por do të luftojmë të ecim dhe në Kupat e Europës. Nuk më ndal askush të bëhem president në qoftë se e ka shkruatj Zoti”.

E para me tifozë ka qenë e mbarë për shkodranët e Xhaferri ka dashur tia dedikojë trofeun pikërisht atyre: "Ja dedikoj këtë fitore tifozëve sepse kanë qenë shtysë e madhe dhe shpresojmë që të kthehen në stadium si sot. Ky trofe është për të gjithë që besuan tek ne dhe na mbështetën".

Në fund ka ardhur edhe konfirmimi për teknikun Brdaric, edhe pse ky ishte një lajm që ishte kuptuar prej kohësh: "Trajneri është i konfirmuar thjesht janë disa procedura. Nesër do të fillojë puna në të gjitha aspektet".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI