Flash

Inzaghi 'bllokon' Lukakun, por Chelsea vjen me 100 milionë euro

Lapsi.al 31 May 2021
Inzaghi 'bllokon' Lukakun, por Chelsea vjen me 100 milionë euro

Ai ishte pika e referimit për Interin e Antonio Contes dhe Simone Inzaghi gjithashtu shpreson që të jetë pika e referimit edhe për Interin e tij. Romelu Lukaku është lojtari themelor për zikaltrit dhe vitet e fundit ai ka marrë mbi supe peshën e një rilindje që kulmoi me fitoren e titullit kampion numër 19.

Pasi i tha lamtumirë teknikut Conte, klubi zikaltër është gati të kthejë faqen. Rinisja do të nënshkruhet nga Simone Inzaghi, i freskët nga divorci me Lazion. Vetë trajneri ka dashur ti sqarojë menjëherë gjërat në lidhje me gjigantin belg, për ti garantuar se sa beson në kontributin e tij për sezonin e ardhshëm.

Lukaku nuk mund të lihet të ikë dhe Inzaghi është i vetëdijshëm për këtë. Edhe sepse me Lautaro Martinez ka një mirëkuptim të jashtëzakonshëm. Sidoqoftë, telashet vijnë nga Premier League, me Chelsea, që sapo ka fituar Champions League, që është i gatshëm ta rikthejë në Londër. Sipas prestigjiozes The Guardian, në takimin mes trajnerit Tuchel dhe manjatit rus Abramovic, do të diskutohet për sulmuesin zikaltër.

Në shtëpinë e Blues e dinë, megjithatë, që Interi nuk dëshiron ta shesë belgun dhe se oferta për Romelun nuk fillon me më pak se 100 milionë euro. Një shifër monstruoze, por që nuk e pengon Chelsea që ta kthejë tratativën, në telenovelën kryesore të verës në merkaton evropiane të transferimeve.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI