Flash

Video/ Kastrioti përsëri në Superiore: fitore 2-1 ndaj Tomorit në playout dhe festë e krutanëve

Lapsi.al 30 May 2021
Video/ Kastrioti përsëri në Superiore: fitore 2-1 ndaj Tomorit

Shumë avantazhe për skuadrën e Superiores ndaj rivalit që vinte nga Kategoria e Parë. Sikur të mos mjaftonte diferenca e një niveli kompetitiv, Kastrioti luante edhe në shtëpi ndeshjen e playout kundër Tomorit që kishte fituar finalen e vendeve të dyta në grupet e Kategorisë së Parë, duke e mbyllur ndeshjen 2-1. Keqardhje e beratasve të Sinellës për traversën e Cankës që mund të kishte ndryshuar rrjedhën e lojës.

Në fund të 90 minutave emociouese në Kamëz, Kastrioti arriti të sigurojë zyrtarisht qëndrimin në Superiore për sezonin e ardhshëm, duke shpëtuar kështu sezonin, që ishte komplikuar me shpenzimin e një diference të konsiderueshme pikësh, deri në mbylljen e kampionatit në zonën playout. Një gol i Mehmetit në minutën e 45 dhe Rezit në minutën 63, i dhanë një fitore shumë të rëndësishme skuadrës së Ndreut.

Të besuarit e Sinellës ngushtuan shifrat në minutën e 93, duke shënuar me Qaton, por që vlejti vetëm për statistikë. E gjithë keqardhja e beratasve është traversa e minutës së 43, e goditur nga Canka me rezultatin 0-0, ndërsa në pëmbysjen e fronteve Mehmeti zhbllokoi sfidën.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI