Flash

Foden e James, nga sfidat e moshës në finalen e Champions: kjo është foto që u bë virale

Lapsi.al 30 May 2021
Foden e James, nga sfidat e moshës në finalen e Champions: kjo

Anglezë, të rinj, të fortë e në finalen e Champions League. Mbrojtësi i Chelsea, Reece James dhe mesfushori i Manchester City, Phil Foden u takuan në ndeshjen e luajtur në Estadio Do Dragao në Porto dhe sigurisht që nuk ishte hera e parë, siç dëshmohet nga fotografia e postuar nga vetë James në Twitter. Në foton e shpërndarë nga mbrojtësi i datëlindjes '99, James shihet në një duel me një Phil Foden shumë të ri, në një ndeshje mes ekipeve të moshave të Chelsea dhe Manchester City. Ndeshja daton në vitin 2014, kur të dy djemtë ishin vetëm 14 vjeç. Të dy, në fakt, kanë lindur me disa muaj diferencë: në dhjetor 1999 Reece James, në maj 2000 Phil Foden. Nga ekipet e të rinjve deri në finalen e Champions League, ndonjëherë ëndrrat bëhen realitet.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

89.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI