Flash

Tuchel feston Championsin e tij: "E fituam me bindje, fat e sjelljen e duhur"

Lapsi.al 29 May 2021
Tuchel feston Championsin e tij: "E fituam me bindje, fat e sjelljen e

Pas triumfit në Champions League, Tuchel mund ti gëzohet arritjes, pikërisht kur dukej një nga sezonet e tij më të vështirë. "Ne e fituam këtë ndeshje falë grupit, me bindje, pak fat dhe sjelljen e duhur - shpjegoi trajneri i Chelsea-. Bëmë presing lart dhe ishte e vështirë të luanim kundër City. Jam shumë i lumtur, është një ëndërr e bërë realitet - shtoi ai -. Kur fillova të bëj trajnerin nuk e mendoja se mund ta ngrija lart këtë kupë. Vitin e kaluar ishte një zhgënjim, kjo është një rilindje".

"Ishte ndeshja më e rëndësishme, një finale e jashtëzakonshme dhe ne e fituam, është e pabesueshme - shtoi Tuchel -. Unë jam shumë krenar, por isha krenar edhe më parë, sepse kam besim të plotë në këtë grup". "Ne e dinim shumë mirë që nuk ishim favoritët, por ne jemi një grup shumë, shumë i fortë, të gjithë jemi të bashkuar dhe kështu gjithçka bëhet e mundur", vazhdoi tekniku i Chelsea. "Ne e mundëm City dy herë, mes kampionatit dhe kupës, tani e bëmë për herë të tretë - vazhdoi ai -. Zakonisht ne e mbajmë topin më shumë, por ishte e vështirë për ta bërë këtë në minutat e para të ndeshjes. Pas përfundimit të pjesës së parë shkoi më mirë, krijuam disa kundërsulme shumë të rrezikshme, por ishte një betejë shumë e ashpër" përfundoi gjermani.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI