Flash

Dhunohet një polic në Shkodër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen Xhabije të Shkodrës, ku efektivi i Policisë ...

00:03

Video/ Shikoni aksidentin e frikshëm të Dupasquier: piloti shtypet nga motori i tij dhe ata që e ndiqnin

Lapsi.al 29 May 2021
Video/ Shikoni aksidentin e frikshëm të Dupasquier: piloti shtypet nga

Një aksident i rëndë përfshiu Jason Dupasquier, pilot i skuadrës PruestelGP Moto3. Zvicerani 19-vjeçar, i cili u rrëzua në fund të seancës kualifikuese, u shtyp nga motori i tij dhe nga ndjekësit Alcoba dhe Sasaki që nxitonin pas tij. Kushtet u konsideruan menjëherë shumë të rënda dhe piloti, pasi mori ndihmën e shpejtë në pistë, u transportua me helikopter në spitalin Careggi në Firence, ku i është nënshtruar një ndërhyrje neurokirurgjike.

Aksidenti u duk menjëherë shumë shqetësues. Pas përplasjes në kthesën 'Arrabbiata 2' Dupasquier, që u përplas dhunshëm në pistë, u godit nga motori i tij dhe nga Alcoba dhe Sasaki që i vinin pas. Impakti më i fortë, sipas dinamikës, dukej se ishte ai me japonezin që u hodh në ajër pas përplasjes me vetë Dupasquier. U deshën disa minuta për të stabilizuar gjendjen e pilotit, i cili mbeti shtrirë në pistë për një kohë të gjatë, para se të transportohej në spital.

Alcoba, i deklaruar i aftë, shpjegoi: "Unë po shkoja me shpejtësi të plotë, pashë që Jason frenoi papritur dhe u përpoqa të shkoj në të djathtë për ta shmangur. Nuk ia arrita, mendoj se e godita në lartësinë e këmbëve ".

https://www.youtube.com/watch?v=vKW2CZ9Wfr0

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI