Flash

Simone Inzaghi firmos kontratën me Inter: tifozët e Lazios i dërgojnë mesazh

Lapsi.al 29 May 2021
Simone Inzaghi firmos kontratën me Inter: tifozët e Lazios i

Simone Inzaghi do të jetë trajneri i ri i Interit. Trajneri piacentin ka nënshkruar kontratën që do ta lidhë atë me zikaltrit deri më 30 qershor 2023 dhe tani pritet vetëm njoftimi zyrtar i klubit. Në Milano tekniku do të përfitojë një pagë prej 4 milion në sezon. Janë thyer edhe rezistanecat e fundit të presidentit Lotito: do të jetë Inzaghi ai që do të marrë trashëgiminë e Antonio Contes dhe do të ulet në pankinën e skuadrës kampione në fuqi të Italisë.

Claudio Lotito, i djegur dhe i zhgënjyer nga "tradhëtia" e trajnerit të tij, u përpoq të bënte mur deri në fund, por zgjedhja ishte bërë. Është përcaktuar edhe stafi i tij. Farris do të jetë akoma zëvendës, me bashkëpunëtorët teknikë Cecchi (taktik) dhe Rocchini. Roli i analistit të ndeshjeve do të jetë për Cerasaro, ndërsa Përgatitësi atletik Ripert. Për ardhjen e Simone Inzaghi te Inter "po punohet për të gjetur një zgjidhje të saktë, kemi besim. Gjëja e rëndësishme është të themi se ne kemi një plan dhe një strategji - tha administratori i Inter Alessandro Antonello - Ne jemi të sigurt që do të jemi në gjendje të garantojmë një performancë sportive që përputhet me nivelin e ekipit që sapo ka fituar kampionatin. "

TIFOZËT BARDHEKALTËR: "FALEMINDERIT, NUK KONTESTOJMË ZGJEDHJEN"

Tifozët e Lazios përshëndesin Simone Inzaghi me këtë deklaratë: "Njëzet e dy vjet me shqiponjën e Lazios në gjoks, së pari si lojtar, pastaj si trajner. Ke fituar shumë, ke vuajtur dhe je gëzuar me ne, ke folur gjithmonë si tifoz dhe jo si një teknik i thjeshtë. Ke treguar dashurinë për fanellën, historinë tonë, idealin tonë. Me krenari dhe shpirt të përkatësisë, por mbi të gjitha me respekt. Për këtë ne të falënderojmë, për të gjitha këto vite që jetuam së bashku dhe gjithashtu për këtë ne kurrë nuk mund ta kontestojmë zgjedhjen tënde. Me respekt dhe vlerësim, fat të mbarë trajner. Në futboll nuk ka flamuj, përveç atij që tifozi sjell në stadium çdo të diel".

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

89.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI