Flash

Sarri kandidati kryesor për pankinën e Inter: zikaltrit nuk do jenë të lumtur nga gjetja e Marottas

Lapsi.al 27 May 2021
Sarri kandidati kryesor për pankinën e Inter: zikaltrit nuk do

Pasi ka mbyllur cështjen Conte, Interi tani është plotësisht i përqendruar për të marrë një trajner të ri për t’ia besuar pankinën. Dy pista tashmë janë venitur. Kryesorja ishte ajo që çonte te Massimiliano Allegri, por livornezi ka gjithçka gati për kthimin e tij te Juventus në vend të Andrea Pirlos. Asgjë për të bërë edhe për Simone Inzaghi, i kontaktuar nga drejtuesit zikaltër, por që të mërkurën në mbrëmje rinovoi me Lazion deri në vitin 2024. Tani emri i parë në listën e Beppe Marotta është ai i Maurizio Sarrit, i cili, u ndal për një vit pas shkarkimit nga Juve.

Allegri ishte letra që Marotta do të kishte luajtur edhe vitin e kaluar nëse takimi i famshëm i Villa Bellini me Conten do të prodhonte divorcin, 365 ditë më vonë situata përsëritet, por panorama e përgjithshme këtë herë ishte shumë më komplekse, si për sa i përket konkurrencës së fortë të Juventus, ashtu edhe financiarisht. Gjithësesi, zgjedhja e një tjetër ish-juventini nuk duhet ti ketë bërë të lumtur tifozët e Inter, por duke parë si rrodhën ngjarjet me Conte, ndoshta do të jetë sërisht me fund të lumtur...

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

89.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI