Flash

Dhunohet një polic në Shkodër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen Xhabije të Shkodrës, ku efektivi i Policisë ...

00:03

Video/ Trofeu i parë historik i Europa League për Villarreal: pas 21 penalltish United e dënon De Gea

Lapsi.al 27 May 2021
Video/ Trofeu i parë historik i Europa League për Villarreal: pas 21

Europa League 2020-21 ngrihet në qiell nga Villarreal: në finalen e edicionit të 50 të kupës së dytë më prestigjioze europiane për klube, Nëndetësja e Verdhë mundi Manchester United me penallti. Formacioni i Emery zhbllokoi ndeshjen në Gdansk në minutën e 29 falë Gerard Moreno në goditjen e lirë të Parejos; Cavani barazoi rezultatin në minutën e 55 pas një përplasje me fat. Në 'lotari', gabimi i De Gea është fatal pas 22 gjuajtjeve totale.

Ishte një finale e këndshme, pa shumë raste shënimi, por shpesh emocionuese, për sa mund të jetë një sfidë me kaq peshë. Villarreal u mbrojt shumë mirë, duke i lejuar fare pak një skuadre me cilësi individuale sulmuese si Manchester United, që gjeti barazimin e merituar në një veprim pjesërisht të rastësishëm. Villarreal filloi pak i tensionuar, por kishte meritën e kalimit në avantazh në rastin e parë të paraqitur, në kontekstin e një pjese të parë që ofroi vetëm një goditje në pasqyrë për secilin ekip. Në të 29’ Gerard Moreno përfitoi nga markimi i papërsosur i Lindelof në goditjen e lirë të Dani Parejo dhe mundi De Gea me të djathtën. Spanjollët mund të impononin kështu ndeshjen e tyre të preferuar, të përbërë nga një mbrojtje e kujdesshme dhe disa kundërsulme. United ngrihet në intensitet në pjesën e dytë: Rulli nuk duhet të bëjë kurrë ndonjë mrekulli, por Edinson Cavani konfirmon veten si një grabitës i jashtëzakonshëm i zonës së penalltisë me devijimin e 1-1 në të 55', i vërtetuar pas kontrollit të Var. Matador kishte mundësinë më të mirë për të thyer barazimin, në krosimin e përpiktë të Shaw, por vendimtar ishte ndërhyrja e Pau Torres.

SHTESAT - Ekipet ranë fizikisht dhe 30 'e shtesës janë shumë më pak të këndshme se 90 e para. Frika për të pësuar një gol që ndoshta do të ishte vendimtar u rrit në mendjen e lojtarëve. Albiol dhe Rulli rrezikuan të gabojnë rëndë, nga ana tjetër Paco Alcacer ishte në 'gjumë' në një top që duhej sulmuar ndryshe. E nuk ka asgjë tjetër.

PENALLTITË — Gerard Moreno, Mata, Raba, Telles, Paco Alcacer, Bruno Fernandes, Alberto Moreno, Rashford, Dani Parejo e Cavani janë të ftohtë nga pika e bardhë. Shkohet më tej: Moi Gomez, Fred, Albiol, James, Coquelin, Shaw, Mario Gaspar, Tuanzebe, Pau Torres e Lindelof nuk gabuan. Radha ishte e portierëve: Rulli shënoi, De Gea jo.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI