Flash

Dhunohet një polic në Shkodër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen Xhabije të Shkodrës, ku efektivi i Policisë ...

00:03

Teuta në Champions, tre të tjerat në Conference League: ja shpërblimet nga UEFA për klubet shqiptare

Lapsi.al 27 May 2021
Teuta në Champions, tre të tjerat në Conference League: ja

Skuadrat shqiptare kanë mësuar verdiktet e fushës dhe bëhen gati të mbushin edhe arkat, falë arritjes së objektivëve të tyre. Kështu, vetëm Teuta do të luajë në raundin e parë paraeleminator të Champions League, ndërsa Vllaznia, si vend i dytë, që mund të fitojë edhe Kupën, bashkë me Partizanin e vendit të tretë shkojnë në raundin e parë të Conference League. Edhe Laçi shkon në raundin e parë të turneut, jo nga renditja, por sepse përfiton nga dënimi i Skënderbeut dhe lirimi i vendit nga Vllaznia, cilido qoftë rezultati o finales së Kupës.

VERDIKTET

Në Champions: Teuta

Në Conference League: Vllaznia, Partizani, Laçi

PËRFITIMET

Teuta ka bonusin më të madh me rreth 90 mijë euro nga FSHF për titullin kampion, 120 mijë euro nga e drejta TV, 260 mijë euro nga UEFA për titullin dhe 280 mijë euro nga prezenca në Champions. Edhe nëse eleminohet 100+350 mijë euro për zbritjen në Conference League në raundin e dytë. Tre të tjerat që shkojnë në Europë do të marrin 100+150 mijë euro nga raundi i parë i Conference League.

SKUADRAT

Në total, skuadrat që do të marrin pjesë në turne do të jenë 184, nga të cilat të paktën një nga secila prej 55 federatave të UEFA-s dhe 46 që do të vijnë nga Champions League ose Europa League.

MEKANIZMI: KUALIFIKIMI NË GRUPE

Para fazës së grupeve do të jenë tre raunde kualifikuese dhe një fazë play-off, të ndarë në një rrugëtim kryesor dhe një rrugëtim Kampionësh. Në rrugëtimin e parë do të futen (në faza të ndryshme në varësi të renditjes së kampionatit) skuadrat e kualifikuara në Conference League përmes vendosjes në kampionat: tre raundet kualifikuese dhe play-off do të përcaktojnë 17 skuadra që do të shkojnë në fazën e grupeve. Rrugëtimi i Kampionëve, gjithnjë i ndarë në tre raunde kualifikuese dhe një play-off, do të shtojë 5 skuadra që vijnë nga Champions Path të kualifikueseve të Champions dhe Europa League. Në fund, do të jenë dhjetë të eleminuarit në play-offët e Europa League që do të sjellin numrin e përgjithshëm të ekipeve që do të shkojnë në grupet e Conference League në 32.

MEKANIZMI: GRUPET E FAZA ME ELEMINIM DIREKT

32 skuadrat do të ndahen në tetë grupe me nga katër ekipe, në fund të gjashtë ndeshjeve, tetë të parat e kualifikuara do të shkojnë në fazën me eliminim direkt. Tetë të tjerët që do të shkojnë në këtë fazë do të përcaktohen nga sfidat mes të dytëve të renditur dhe të tretëve të klasifikuar në grupet e Europa League. Prej aty pastaj do të jenë raundet e 1/8, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalja.

DATAT

Raundi i parë kualifikues: 8 e 15 korrik

Raundi i dytë kualifikues: 22 e 29 korrik

Raundi i tretë kualifikues: 5 e 12 gusht

Playoff: 19 e 26 gusht

Faza e grupeve: 16 e 30 shtator, 21 tetor, 4 e 25 nëntor, 9 dhjetor

Playoff për fazën me eleminim direkt: 17 e 24 shkurt

1/8 e finales: 10 e 17 mars

Çerekfinalet: 7 e 14 prill

Gjysëmfinalet: 28 prill e 5 maj

Finalja: 25 maj

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI