Flash

Pochettino, argjentinasi i palumtur në Paris: kërkon të kthehet te Tottenham

Lapsi.al 27 May 2021
Pochettino, argjentinasi i palumtur në Paris: kërkon të kthehet

Aventura e Maurizio Pochettinos me PSG mund të përfundojë pas vetëm pesë muajsh. Tottenham, në fakt, po punon për të sjellë në shtëpi trajnerin argjentinas, me të cilin arritën në finalen e Champions League në 2019 dhe që u zëvendësua nga José Mourinho në nëntor të të njëjtit vit. Nëse të dhënat e The Sun si dhe The Athletic konfirmohen, parisienët do ta zëvendësojnë atë me një mes Zinedine Zidane dhe Antonio Conte.

Pas asaj të Real Madrid, një tjetër pankinë e rëndësishme ka të ngjarë të mbetet e lirë, ndërsa janë dy trajnerë të kalibrit të Zidane dhe Conte të gatshëm të kthehen në punë menjëherë pas lamtumirave nga Real dhe Inter. I ardhur janarin e kaluar në vend të Thomas Tuchel, Pochettino fitoi Kupën e Francës dhe Supekupën, por nuk ishte në gjendje të fitonte Ligue 1 dhe Champions League. Përtej rezultateve dhe pavarësisht nga një kontratë deri në vitin 2022 (me mundësi për një sezon të mëtejshëm), arsyet që po e shtyjnë argjentinasin të largohet, duhet të kërkohen në mungesën e kënaqësisë për mënyrën e drejtimit të klubit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI