Flash

Duhet të dorëzonte titullin në një nga tre qytetet: Duka pasi pa ndeshjen në Durrës tani i dërgon letër urimi Teutës

Lapsi.al 27 May 2021
Duhet të dorëzonte titullin në një nga tre qytetet: Duka

"Komiteti Ekzekutiv vendosi organizimin e 3 ceremonive, në Ballsh, Durrës dhe Shkodër. Në të tre qytetet do të jetë trofeu i kampionit, zyrtarë të lartë të Federatës Shqiptare të Futbollit, ndërkohë që Presidenti Duka, i cili do të dorëzojë trofeun, do të udhëtojë drejt stadiumit ku do të dorëzohet titulli menjëherë pas përfundimit të lojës së rregullt". Ky ishte njoftimi i FSHF-së përpara 90 minutave të fundit të kampionatit, që në fakt ishte dicka e lehtë për tu thënë, por e vështirë për tu bërë. E kështu, numri 1 i futbollit shqiptar ndoqi vetëm një ndeshje, atë të Teutës kundër Apolonisë, ulur në tribunën e Niko Dovanës pranë presidentit Hasanbelliu, duke kontrolluar telefonin për rezultatet live. Asnjë aludim, kjo ishte ndeshja me probabilitetin më të madh për tu dorëzuar trofeun, por të paktën Federata mund të kursente frazat boshe të paparashikueshmërisë së garës.

E duke qenë se ekipi i Teutës u shpall ditën e mërkurë kampion i Kategorisë Superiore për sezonin futbollistik 2020-2021, Presidenti Duka i ka dërguar edhe një telegram urimi Presidentit të klubit të futbollit të Teutës, Edmond Hasanbelliu, ku i shpreh urimet e tij më të sinqerta për fitimin e titullit kampion në këtë edicion, pavarësisht se me të ishte ngjitur në tribunë ditën e ndeshjes.

Në urimin e tij, presidenti Duka shprehet se kjo arritje e Teutës ka ardhur si fryt i punës së palodhur të skuadrës bardheblu, angazhimit të madh dhe besimit të thellë. Ai shprehet se së bashku, pas këtij fundi kampionati, duhet të bashkojnë forcat dhe t’i rikthehen punës për të zhvilluar më tej dhe për të rritur më shumë cilësinë e futbollit shqiptar.

Në fund të letrës së tij, kreu i qeverisë së futbollit shqiptar i uron suksese Teutës në kompeticionet e UEFA-s, ku klubi durrsak do të marrë pjesë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI