Flash

Conte flet për herë të parë pas largimit: "Thyem mediokritetin e kthyem Interin ku e meriton"

Lapsi.al 27 May 2021
Conte flet për herë të parë pas largimit: "Thyem
Antonio Conte thyen heshtjen pas lamtumirës së tij nga Interin dhe e bën atë me një postim të gjatë në Instagram: "Çfarë udhëtimi në këto dy vjet! Çdo ditë bëmë të mundur që të rritej gjithnjë e më shumë brenda nesh forca, vendosmëria, vullneti dhe sakrifica, duke arritur të thyejmë logjikën e mediokritetit me të cilin shpesh jemi të rrethuar... Ne e kthyem titullin te Inter pas 11 vitesh, por mbi të gjitha e kthyem Interin përsëri në vendin ku meriton të jetë për historinë dhe traditën që ka". Tekniku, që ndoshta fillimisht nuk ishte i pranuar nga tifozët për shkak të të kaluarës së tij bardhezi, por i ndryshoi gjërat me rezultate e me devotshmëri, ka dashur ti përfshijë edhe ata në letrën e lamtumirës: "Imazhin e Trofeut të kampionit i ngritur në qiell nga unaza më e lartë e San Siro, me ju në festë, unë do ta mbaj gjithmonë me vete! FALEMINDERIT! Ad Maiora Semper!!!".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI