Flash

"Igli më fal, por po shkoj tek Inter: Simone Inzaghi refuzon propozimin e Tares dhe vishet zikaltër

Lapsi.al 27 May 2021
"Igli më fal, por po shkoj tek Inter: Simone Inzaghi refuzon

Interi, pas largimit të Conte, shpejtoi të gjente trajnerin e ri për t’i besuar pankinën. Dhe e gjeti. Zgjedhja ra mbi Simone Inzaghin, i kontaktuar menjëherë nga drejtuesit zikaltër dhe njeriu i preferuar i Claudio Lotitos, i sponsorizuar fort nga Igli Tare, që të mërkurën në mbrëmje u duk një hap larg rinovimit me Lazio deri në vitin 2024, ndryshoi kurs. Pavarësisht buzëqeshjeve dhe zërave për rinovimin me të kaltrit, Inzaghi kërkoi kohë për të reflektuar: oferta e Interit është qartë më e lartë se ajo e Lotitos dhe pranimi i saj ishte i lehtë.

Për këtë arsye, trajneri kërkoi dhe mori një bisedë të re me presidentin e bardhekaltërev, ndërsa menaxheri i tij Tullio Tinti u kthye në selinë e zikaltërve. Në njërën tavolinë ishin 2.2 milion euro plus shpërblimet e ofruara nga Lazio, në tjetrën një dy-vjeçare 4 milion plus një bonus i propozuar nga Inter. Mjaftoi që Inzaghi të bindej, aq sa u nda me Lotiton dhe Taren.

Beppe Marotta, ndërkohë, njoftoi se Interi së shpejti duhet të ketë trajnerin e tyre të ri. "Ne do të arrijmë në këtë pikë brenda ditës së sotme. Jo zyrtarisht, mbase mund ta kryejmë", tha CEO i zikaltërve në ngjarjen me titull "Sporti që do të vijë". Njoftimi zyrtar, megjithatë, pritet nesër.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI