Flash

"Frakturë e dyfishtë" për De Bruyne, fyerje raciste ndaj Sterling e Walker: City bën bilancin pas finales së humbur

Lapsi.al 30 May 2021
"Frakturë e dyfishtë" për De Bruyne, fyerje raciste

"Përshëndetje djema, sapo u ktheva nga spitali. Diagnoza është frakturë akute e kockave të hundës dhe frakturë e orbitës së majtë. Tani ndihem mirë. Padyshim që jam ende i zhgënjyer për dje, por do të kthehemi sërisht në finale". Kevin de Bruyne, i cili doli në lot nga finalja e Do Dragaos, për shkak të një përplasjeje të dhunshme (rastësore) me Antonio Rudiger, ka dashur të qetësojë tifozët e Manchester City mbi gjendjen e tij, duke mbajtur lart edhe moralin, pas një humbje me peshë.

Për Citizens është koha të bëjnë bilancin pas disfatës me Chelsean dhe gjërat nuk duken shumë mirë. Dëmtimi i mesfushorit belg mënjanë, klubi i Manchester është i shqetësuar edhe për dy lojtarë të tjerë. Raheem Sterling e Kyle Walker kanë qenë viktimë e fyerjeve raciste pas humbjes në finalen e Champions League. Lajmin e ka bërë të ditur Sky Sports. Një seri me 'emoji' me majmun janë publikuar në profilin në Instagram të të dy lojtarëve. Sulmuesi anglez ka qenë edhe më parë viktimë e këtyre lloj fyerjesh, që pas gjysëmfinales së Champions League me Paris Saint-Germain.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

89.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI