Flash

Champions: Guardiola humbës, por i madh: puthja e medaljes është për duartrokitje

Lapsi.al 30 May 2021
Champions: Guardiola humbës, por i madh: puthja e medaljes është

Ajo medalje nuk i pëlqen askujt. Është simboli i disfatës që sapo ke pësuar e që mezi pret ta heqësh nga qafa. Megjithatë është dikush që atë medalje e puthi, duke i befasuar të gjithë. Sepse ai që e bëri ishte humbësi i madh në dështimin e Manchester City të tij kundër Chelsea, që konsiderohej jo favorit në prag të finales së Champions League: Pep Guardiola. Konfrontimi me Tuchel në tre përballjet e 40 ditëve të fundit është i pamëshirshëm: humbje në gjysmëfinalen e FA Cup, disfatë në kampionat dhe në fund dorëzimi në mbrëmjen e Portos, në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit. Por në natën më të errët, Guardiola humbi edhe mundësinë e një Triplete personale, por dha një mësim të shkëlqyer sportiviteti.

Guardiola u kthye për të luajtur për trofeun pas dy triumfeve të tij me Barcelona, i fundit (i dyti) më 28 maj 2011, duke mundur Manchester United 3-1 në finalen e Wembley. Nga ai moment vetëm zhgënjime. Eleminim në gjysmëfinale akoma si trajner i Barcelonës, nga Chelsea, në 2011/12 (1-0 për Blues ndeshjen e parë dhe 2-2 kthimi në Camp Nou), tre eleminime radhazi gjithmonë në gjysmëfinale në pankinën e Bayern Munchen në 2013/14 (1- 0 dhe 4-0 me Real Madrid), në 2014/15 (3-0 për Barcelonën në ndeshjen e parë dhe 3-2 për gjermanët në ndeshjen e dytë) dhe në 2015/16 (1-0 për Atleticon në Spanjë dhe 2-1 për Bayern në shtëpi). Pastaj në krye të Manchester City, përkundër një investimi miliarder në merkato, aventura përfundoi në raundin e 1/8 në sezonin 2016/17, tre eleminime radhazi në çerekfinale, pastaj kolapsi në takimin vendimtar për historinë e klubit. Nën akuzë janë zgjedhjet e tij fillestare dhe loja e tij pa sulmues roli, gjë që në fund nuk dha rezultat. "Unë nuk e di nëse do të kem ndonjë keqardhje për vendimet që kam marrë. Zgjodha ekipin më të mirë për të fituar ndeshjen - tha Guardiola në konferencën për shtyp pas ndeshjes - Por sezoni mbetet i jashtëzakonshëm. Ishte hera e parë për shumë prej nesh në klub, tani duam të fillojmë të luftojmë për t'u kthyer këtu vitin e ardhshëm".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI