Flash

Xhaka i kthen komplimentet Mourinhos: "Krenar për interesimin e tij, ai di si fitohet"

Lapsi.al 30 May 2021
Xhaka i kthen komplimentet Mourinhos: "Krenar për interesimin e tij,

"Kam lexuar në lidhje me interesimin e Romës, kjo më bën krenar. Të gjithë e njohin Mourinhon dhe e dinë se çfarë ka arritur të bëjë në karrierën e tij. Ai është dikush që di të fitojë tituj, mjafton të shikosh punën që ai ka bërë në vitet e fundit". Granit Xhaka i shkel syrin trajnerit portugez, i cili ka vendosur emrin e shqiptarit në krye të listës për të forcuar mesfushën e verdhekuqve. "Unë kam edhe dy vjet kontratë në Londër dhe te Arsenal e dinë se çfarë mund të jap - shtoi mesfushori i përfaqësueses zvicerane i lindur në vitin 1992, në faqen zvicerane blick.ch - Kur të vijë koha ose nëse duhet të flasim për një transferim, unë do të jem gati". Xhaka vlerësohet nga Arsenali rreth 25 milionë euro.

Ka nga ata që admirojnë Mourinhon nga larg dhe nga ata që mezi presin të fillojnë të punojnë me të: "Do të qëndroj padiskutim te Roma, jam i lumtur këtu dhe me të vërtetë dua të luaj me Mourinhon. Mezi presim të fillojmë sezonin dhe të njihemi me metodën e tij të punës, shpresoj se ai do të jetë në gjendje të na sjellë mentalitetin e tij fitues - tha Gonzalo Villar nga grumbullimi i Spanjës nën 21 vjeç, në radion spanjolle Cope, që nuk harroi të thumbojë edhe rivalët e qytetit të Lazios: "Nëse tifozët lacialë në Romë janë çmendur nga ardhja e Mourinho te verdhekuqtë? Po, ata pak që janë... ".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI