Flash

Administrator i deleguar i Juventus një ferrarist: rinovohet huazimi i Moratas me kërkesë të Allegrit

Lapsi.al 30 May 2021
Administrator i deleguar i Juventus një ferrarist: rinovohet huazimi i

Maurizio Arrivabene do të jetë administratori i ri i Juventus, emërimi i tij do të zyrtarizohet në ditët në vijim. Kështu, vazhdon revolucioni i bardhezinjve pas lamtumirës së Andrea Pirlos dhe Fabio Paraticit dhe kthimit në stol të Massimiliano Allegrit. Arrivabene, drejtori i përgjithshëm i menaxhimit sportiv dhe drejtori i ekipit të Ferrarit nga 2014 në 2019, ka qenë anëtar i Këshillit të Administrimit të klubit bardhezi që nga viti 2012, ku ai gjithashtu mbajti pozicionin e anëtarit të Komitetit të Kontrollit dhe Rreziqeve dhe të Komitetit të Emërimeve deri në 2015. Në nivelin ekzekutiv, drejtuesi nga Brescia do të bashkohet me Federico Cherubini, i cili është graduar në kreun e ri të zonës sportive.

Sa i përket fushës, vendimi për rinovimin e huazimit të Alvaro Moratas është tani i sigurt. Sulmuesi spanjoll, shumë i lidhur me Torinon, është zgjedhja e parë e Allegrit i cili kërkoi dhe siguroi që opsioni për rinovimin të ushtrohej, duke paguar kështu 10 milion euro në arkat e Atletico Madrid, klubi në pronësi të kartonit të Moratas.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

89.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI