Flash

Kupa/ “Duhet të pështyjnë gjak për të na kaluar”: tekniku i Skënderbeut paralajmëron Vllazninë

Lapsi.al 30 May 2021
Kupa/ “Duhet të pështyjnë gjak për të na

"Mund të dukemi ekip i lehtë, por nuk jemi aspak të tillë. Për të na kaluar në finale do ti duhet të pështyjnë gjak". nuk luan lojëra fjalësh tekniku i Skënderbeut, Migen Memelli, për të treguar se bardhekuqtë janë të gatshëm të luftojnë deri në fund, përpara se të heqin dorë nga trofeu. Diferenca në renditje mund të jetë iluzionuese, por në përballjen e Kupës asgjë nuk vlen përvec faktit se do të jetë një betejë e vërtetë. "Jemi të gatshëm të japim maksimumin, për të arritur një trofe që ka shumë rëndësi për ne" theksoi Memelli.

Në lojë është një finale, është një trofe, por mbi të gjitha është krenaria se edhe në sezonin më të vështirë të Skënderbeut, mentaliteti vazhdon të jetë ai fitues: "Nuk ndihemi aspak inferiorë - tha trajneri në konferencë për shtyp -. Nuk duhet harruar historia e Skënderbeut, që thotë se është e përshtatshme për ndeshje si kjo".

Korcarët janë në kërkim të trofeut të dytë të Kupës së Shqipërisë, pas atij të fituar në sezonin 2017-18. Nuk është është kompeticioni i favorshëm për Skënderbeun, i mundur 5 herë në finale, por këtë statistikë Memelli shpreson ta ndryshojë, duke filluar nga nesër...

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

89.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI