Flash

Zidane akuzon Real Madrid për konspiracion: "Për fat lojtarët ishin gati të vdisnin me mua"

Lapsi.al 31 May 2021
Zidane akuzon Real Madrid për konspiracion: "Për fat

Zinedine Zidane ka zgjedhur të largohet nga Real Madrid, por tani dihen edhe arsyet. Trajneri francez ka shkruar një letër drejtuar tifozëve e cila është botuar nga AS: "Nuk ndjej më besimin për të cilin kam nevojë, klubi nuk më ofron mbështetje për projekte afat mesme e afat gjatë. Nuk kërkova privilegje por pak më shumë kujtesë. Kam ndjesinë se nuk kuptohet rëndësia e marrëdhënieve njerëzore".

Trajneri francez i kthehet marsit 2019: "Unë pranova të kthehem sepse Florentino Perez ma kërkoi por mbi të gjitha sepse ma kërkuat ju tifozët. Të kaloja njëzet vjet te Real (si lojtar dhe si trajner) ishte gjëja më e bukur që më ka ndodhur në jetë. Ky është klubi më i madh në histori ".

Ka nga ata që shpresojnë ta rimendojë, si dy vjet më parë, por Zizou shpjegon: "Situatë e ndryshme krahasuar me lamtumirën time të parë, kur ndjeja se ekipi kishte nevojë për një projekt të ri pas kaq shumë trofesh. Tani është harruar ajo që kam ndërtuar çdo ditë në marrëdhëniet me lojtarët dhe 150 personat që punojnë afër ekipit. Në një farë kuptimi edhe jam qortuar ".

Pastaj një akuzë e ashpër ndaj klubit: "Më dhembi të lexoja në gazeta, pas një humbje, se do të rrezikoja vendin tim nëse nuk do të kisha fituar ndeshjen tjetër. Një mesazh i shpërndarë qëllimisht në media, duke krijuar ndërhyrje në staf. E njoh futbollin dhe nevojat e një klubi si Reali, e di që kur nuk fiton duhet të largohesh. Për fat të mirë unë kam stërvitur djem të mrekullueshëm që ishin gati të vdisnin me mua".

Të këshilluara

ide

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI