Flash

Zyrtare/ Tirana me Shehin në pankinë: Halili i shtrëngon dorën pas takimit në selinë e klubit

Lapsi.al 31 May 2021
Zyrtare/ Tirana me Shehin në pankinë: Halili i shtrëngon
“E ardhmja do të vendoset brenda 31 majit” kishte deklaruar tekniku Orges Shehi vetëm pak ditë më parë, por nuk është se është dashur të pritej kaq, edhe pse zyrtarizimi ka ardhur vetëm sot. Sipas asaj që mësohet, tekniku durrsak dhe klubi më i titulluar në vend e kishin vendosur të vazhdonin akoma rrugëtimin së bashku edhe në sezonin e ardhshëm, me akordin të arritur përpara fundjavës. Takimi i sotëm mes numrit 1 të klubit dhe atij të pankinës ka konfirmuar rinovimin e marrëveshjes edhe për një sezon. Në fakt, premtimi se kontrata e Shehit do të rinovohej ishte bërë nga presidenti Halili që përpara ndeshjes me Skënderbeun, ndërsa pasdite ka ardhur edhe zyrtarizimi i një mardhënie të qepur nga rezultatet, pasi tekniku dhe presidenti Refik Halili u ulën edhe njëherë në tavolinë, për të limuar detajet e fundit, që më tepër lidheshin me merkaton. Natyrisht që bashkëpunimi të vazhdojë, duhet që palët të jenë në sinkron edhe për mënyrën me të cilën do të përqasen në sezonin e ardhshëm, në të cilin sigurisht që Shehi do të dëshirojë të ketë fjalën e tij. Celhaka dhe Ismajlgeci janë dy nga më të kërkuarit në merkato, që klubi mund të vendosë ti shesë për të mbushur arkat e zbrazëta nga dështimi për të arritur zonën europiane. Por dy lojtarët janë edhe pedinat më të rëndësishme të formacionit të Shehit, ndaj dhe tekniku kërkon qartëi në këtë pikë: nëse largohen duhen zëvendësuar me lojtarë të nivelit e pastaj tekniku mund të nisë kërkesat se ku do të përforcohet skuadra me synim kthimin në Europë e tek titulli. E provoi me të gjitha forcat, i shkoi edhe afër në sezonin që sapo u mbyll, por në fund mungoi në takimin që do të kishte qenë shpëtimi i sezonit për Tiranën. Ngushëllimin Shehi e gjeti në shifrat që treguan se në renditjen e ndeshjeve me teknikun në detyrë bardheblutë do të kishin qenë në Conference League, por nga sezoni i ardhshëm nuk do të ketë më renditje parciale dhe Shehi nuk ka ndërmend të dështojë në rastin më të rëndësishëm në karrierën si trajner...
 
View this post on Instagram
 

A post shared by K.F.Tirana (@kftirana.al)

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI