Flash

Shigjetoi Pirlon, e fejuara e ish-teknikut të Juventus bën 'copë' Bernardeschin: “Një gol San Marinos, gjeni i pakuptuar"

Lapsi.al 1 June 2021
Shigjetoi Pirlon, e fejuara e ish-teknikut të Juventus bën

Performanca e shkëlqyer e treguar kundër San Marinos nga Federico Bernardeschi mund t'i japë anësorit të Juventus kalimin për në Euro 2020 (Mancini do të zbulojë listën përfundimtare sot), por fjalët e thëna pas 7-0 të kombëtares italiane, kur numri 33 i Juventusit ka hequr disa guralecë nga këpucët në lidhje me sezonin e fundit të vështirë në Torino, kanë çuar në sulmin e ashpër në rrjetet sociale të Valentina Baldinit, gruaja e ish-trajnerit të Juves Andrea Pirlo.

“Unë argëtohem këtu, për mua është themelore dhe kur argëtohem luaj mirë. Këtu rrezikoj veprimet dhe te Juve jo? Sepse këtu më bëjnë që ta rrezikoj, shumë e thjeshtë”, deklaroi anësori pas fitores së pastër ndaj San Marinos. Një shigjetim që thjesht nuk i ka pëlqyer aspak të fejuarës së Pirlos, e cila në profilin e saj në Instagram sulmoi hapur Bernardeschin: "Kur në fushë tregon të miliontën e asaj që kanë bërë kampionët e vërtetë ... por vendos të "rrezikosh" intervistën pasi i shënove një gol San Marinos. Gjeni i keqkuptuar", ka shkruar ajo në Instagram duke postuar një kolazh me të gjitha falënderimet e lojtarëve të Juventusit për Maestron, nga ato të Ronaldos, te ato të Chiesas dhe Buffon.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

89.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI