Flash

Calhanoglu-Milan, lamtumirë pa para: oferta e çmendur e Katar lë pas edhe Juventus

Lapsi.al 2 June 2021
Calhanoglu-Milan, lamtumirë pa para: oferta e çmendur e Katar

Calhanoglu si Donnarumma, një tjetër thesar që ikën nga Milan me parametër zero. Në Milano është koha për reflektime dhe zgjedhje, por për gjithçka, një gjë është e sigurt: klubi nuk ka ndërmend t'u përkulet kërkesave (veçanërisht nëse janë të tepruara) të lojtarëve në skuadër. Në përputhje me mendësinë aktuale, edhe lojtari turk duket se po shkon drejt lamtumirës me kuqezinjtë. Kontrata e tij është gati të skadojë dhe askush në Milano, Paolo Maldini i pari, nuk ka ndërmend të lëshojë në kërkesat për një rritje page: nga 2.5 milion të sezonit aktual në 5. Pas përfundimit të kampionatit, lojtari nuk është takuar më me drejtuesit dhe ky është një sinjal i fortë lamtumire.

Për Calhanoglu ishte, dhe mbetet, oferta e çmendur që ka mbërritur nga Katari me 32 milion në 3 vjet të ofruara nga Al Duhail. Edhe Juventusi mbetet i interesuar edhe pse shumë më pak pas largimit të Paraticit që e kishte vendosur atë në shënjestër.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI