Flash

Laporta 'konfirmon' Koeman dhe pret Messin: "Kërkon të qendrojë, shpresoj shpejt te rinovimi"

Lapsi.al 1 June 2021
Laporta 'konfirmon' Koeman dhe pret Messin: "Kërkon të

Joan Laporta është optimist për rinovimin e kontratës së Lionel Messit, e cila skadon në fund të qershorit: "Ashtu si folëm dje me Agüeron, jemi të gjithë të ngazëllyer që ata do të luajnë së bashku. Për të nuk është çështje parash. E dimë panoramën e mundësive që kemi”. Kështu është shprehur presidenti i Barcelonës gjatë prezantimit të Eric Garcias: "Leo është në një periudhë reflektimi, ai dëshiron një ekip konkurrues dhe të fitojë tituj. E dimë se ai dëshiron të qëndrojë".

Kur u pyet nëse ka një afat për të arritur një marrëveshje përfundimtare, Laporta tregoi se kjo gjë nuk ekziston edhe pse shpreson që të ndodhë së shpejti: "Ne jemi gati, sa më shpejt aq më mirë sepse në një farë mënyre dyshimet që mund të ekzistojnë shpërndahen dhe na ndihmon të ndërtojmë një ekip më shpejt. Nuk mund të nxitojmë asnjë palë. Marrëdhënia është shumë e mirë dhe dëshira është e gjitha për këtë, nga të dy anët", përfundoi ai.

Në fund edhe kapitulli Koeman, në të cilin konfirmimi i hollandezit duket shumë afër: "Bisedimet me të po shkojnë shumë mirë, unë ende nuk mund të dal nga ekuilibri në një drejtim apo në një tjetër, por e shoh më shumë brenda projektit sesa jashtë. Ne jemi duke negociuar me të dhe duke reflektuar mirë, presim që këto vlerësime të përfundojnë dhe pastaj do të vendosim për të mirën e Barças".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI