Flash

Barcelona merr vendimin për Koeman: klubi kërkon me cdo kusht modulin me tre sulmues

Lapsi.al 2 June 2021
Barcelona merr vendimin për Koeman: klubi kërkon me cdo kusht modulin

Ronald Koeman mbetet në krye të Barcelonës edhe sezonin e ardhshëm. Kjo është raportuar nga transmetuesi spanjoll "SER Catalunya", gjithnjë pranë cështjeve blaugrana. Njoftimi zyrtar i klubit megjithatë pritet të premten, por është e sigurtë që hollandezi i ka bindur drejtuesit katalanas ti japin akoma besim. Joan Laporta, presidenti i Barcelonës, ka vendosur të konfirmojë ish-teknikun e kombëtares së Hollandës deri në skadimin e kontratës, në qershor 2022, por do të kërkojë si kusht që Koeman të aplikojë një 4-3-3 si modul loje, duke kërkuar gjithashtu një futboll më sulmues se ai i këtij viti.

Me konfirmimin e hollandezit duhet parë tashmë se si do të refektojë zgjedhja tek Messi, që është ende i pavendosur nëse do të qendrojë në Katalonjë, apo do të shohë alternativat që përfaqësohen më shumë nga PSG se nga Manchester City.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI