Flash

Inter prezanton Simone Inzaghin, Lukaku konfirmon qendrimin: kontratë dy vjeçare për trajnerin e ri

Lapsi.al 3 June 2021
Inter prezanton Simone Inzaghin, Lukaku konfirmon qendrimin: kontratë dy

Simone Inzaghi është zyrtarisht trajneri i ri i Interit. Trajneri arriti në Milano në mëngjes dhe u takua në Appiano Gentile së bashku me stafin e tij dhe drejtuesit zikaltër pak para orës 13:00. Një mënyrë për të filluar të familjarizohet me strukturat e reja. Vetëm pak më vonë, mbërriti deklarata e mirëseardhjes nga klubi: Inzaghi është gati të marrë trashëgiminë e rëndë të Antonio Contes, duke filluar një epokë të re.

KOMUNIKATA

"FC Internazionale Milano mirëpret Simone Inzaghin si trajnerin e ri të Ekipit të Parë: trajneri ka nënshkruar një kontratë dy-vjeçare me klubin zikaltër." #WelcomeSimone

Romelu Lukaku duket se nuk ka dyshimin më të vogël për të ardhmen e tij në ngjyrat zikaltër: "Unë jam duke qëndruar te Inter. Nuk mund ta thosha, por kam biseduar me trajnerin e ri dhe ishte një bisedë pozitive - tha ai për TV Vtm -. Sfida është të fitoj përsëri. Ndihem mirë te Inter dhe në fund fitova diçka. Më pëlqeu, por e dua përsëri, këtë herë përpara një San Siro të mbushur plot".

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

89.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI