Flash

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Anashkaloi rregullat për një natë me modelen: autoritet në Kili hapin hetim për Vidal

Lapsi.al 3 June 2021
Anashkaloi rregullat për një natë me modelen: autoritet në

Autoritetet shëndetësore në Kili kanë hapur një hetim mbi sjelljen e lojtarit të Interit Arturo Vidal që kur ai u kthye në shtëpi për t'u bashkuar me ekipin kombëtar në 25 maj. Vidal më pas u përjashtua nga grupi sepse doli pozitiv për Covid dhe ka qenë në një klinikë që nga fillimi i javës. Por në fakt nga dita e mbërritjes së tij, në vend që të vendosej "në flluskë" ai ka shkelur rregullat për tu takuar me një modele (por ai dhe ajo e kanë mohuar).

Nënsekretarja e Shëndetësisë, Paula Daza, tha se Vidal "duhet, si të gjithë njerëzit që kanë mbërritur në vend, të respektojë rregulloret shëndetësore". Protokolli shëndetësor aktualisht në fuqi parashikon që lojtarët të qëndrojnë "në flluskë" dhe të largohen nga hoteli vetëm për të shkuar në stërvitje ose për të luajtur.

Nga ana tjetër, Vidal është shfaqur edhe në një hipodrom për të marrë pjesë në garat e kuajve (një pasion i madh i tij) dhe më pas për të darkuar në një restorant me një grup miqsh. Dhe do të kishte qenë njëri prej tyre që e infektoi atë, sipas asaj që tha vetë Vidal.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI