Flash

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Josa e dinte, po tani e ka zyrtare: nuk do të jetë më trajneri i Kukësit

Lapsi.al 3 June 2021
Josa e dinte, po tani e ka zyrtare: nuk do të jetë më trajneri i

Kukësi ia kishte komunikuar teknikut Mirel Josa shkarkimin, por pa e bërë publike, duke pritur përfundimin e sezonit dhe për ti dhënë kohë një zgjedhje konsensuale, duke qenë se ai kishte edhe një vit tjetër kontratë me skuadrën verilindore. Tani lajmi është zyrtare dhe e ka komunikuar vetë klubi i Kukësit me anë të një postimi në profilin në “Facebook” duke deklaruar se trajneri 58-vjeçar nuk është më në krye të pankinës, duke e falënderuar njëkohësisht për kontributin dhe punën e kryer.

Josa në fakt e ka respektuar atë që kishte pretenduar gjithnjë ("nuk janë letrat që mbajnë një marrdhënie") dhe duke qenë se palët nuk shihnin më në të njëjtin drejtim ka vendosur të pranojë zgjidhjen e kontratës. Tani Kukësi është hedhur krejtësisht në bisedimet me trajnerin e ri, që sipas të gjitha gjasave do të jetë i huaj.

POSTIMI I KLUBIT TË KUKËSIT –

“Njoftim i klubit

Futboll Klub Kukesi njofton se Mirel Josa nuk eshte me trajner i skuadres sone. Pas perfundimit te sezonit, trajneri Josa ka pasur nje bisede me drejtuesit e klubit dhe me pas eshte vendosur qe te nderpritet bashkepunimi. Kukesi e falenderon trajnerin Josa per kontributin e dhene dhe i uron suksese ne karrieren e tij ?”

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI