Flash

Anglia në alarm dëmtimesh për Euro 2020: Alexander-Arnold është “i shkatërruar”

Lapsi.al 5 June 2021
Anglia në alarm dëmtimesh për Euro 2020: Alexander-Arnold
Emergjencë dëmtimesh për Anglinë vetëm disa ditë para fillimit të Euro 2020. Pasi humbi Trent Alexander-Arnold, i cili tashmë ka lënë grumbullimin e Tre Luanëve për një dëmtim të kofshës, trajneri Gareth Southgate ka frikë se do t'i duhet të heqë dorë edhe nga Jordan Henderson dhe Harry Maguire. Kapiteni i Liverpool me siguri do të humbasë debutimin e tij evropian, të dielën e ardhshme në Ëembley kundër Kroacisë, për shkak të përkeqësimit të një problemi në muskujt e brendshëm të kofshës që e mban me vete për muaj me radhë. Southgate shpresonte ta kishte atë në dispozicion gjatë gjithë turneut, por tani duket se shanset për rikuperimin e tij të plotë në të ardhmen e afërt janë shumë të vogla. E njëjta gjë vlen edhe për mbrojtësin e Manchester United, një tjetër thirrje në rrezik për trajnerin e Tre Luanëve. Jo vetëm që nuk është kapërcyer dëmtimi i kaviljes në maj, por kontrollet e fundit kanë nxjerrë në pah edhe ndërlikime që rrezikojnë ta mbajnë Maguire larg për disa javë. "Absolutely gutted", ose i "shkatërruar plotësisht". Me këto fjalë, mbrojtësi anglez Trent Alexander-Arnold ka komentuar në tëitter përjashtimin nga skuadra Southgate për Euro 2020 për shkak të një dëmtimi që do ta mbajë atë larg për gjashtë javë.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

89.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI