Flash

Video/ Brazili 5 fitore në 5 ndeshje: Neymar i duhen dy penallti për një gol, por refuzon të luajë Kupën e Amerikës

Lapsi.al 5 June 2021
Video/ Brazili 5 fitore në 5 ndeshje: Neymar i duhen dy penallti për

Brazili vallëzon midis kualifikuesve për Kupën e Botës 2022 dhe Kupën e Amerikës, mes gëzimit për fitoren ndaj Ekuadorit dhe ankthit për situatën me Covid-19 që mbërthen vendin e tyre, që do të presë fazën përfundimtare të turneut të Amerikës së Jugut. Selecao bën pesë fitore në pesë ndeshje në raundin kualifikues drejt Katarit 2022, ndërsa 2-0 maturohet në pjesën e dytë me golat e Richarlison, të shërbyer nga Neymar, që më pas dyfishoi në fund me një penallti (përsëritur pas sinjalizimit të VAR që kapi lëvizjen e portierit ekuadorian në fillim të goditjes së parë, të pritur, të sulmuesit të PSG-së).

Në fund të ndeshjes, kthehet në aktualitet tema e Kupës së Amerikës, me fjalët e kapitenit Casemiro: "Ne nuk mund të flasim për këtë sot por duam të themi fjalën tonë sa më shpejt të jetë e mundur sepse shumë gjëra kanë ndodhur, të gjithë e dinë pozicionin tonë". Trajneri Tite njoftoi në konferencë për shtyp se pozicioni i grupit do të shprehet pas ndeshjes së së martës kundër Paraguait, por shqetësimet e ekipit dhe stafit teknik janë të njohura: duke pasur parasysh situatën me Covid në Brazil, aktualisht vendi i dytë më i prekur në botë, lojtarët janë të shqetësuar për turneun që do të luhet midis 13 qershorit dhe 10 korrikut. Sipas Radio Gaucha, edhe futbollistët brazilianë që luajnë në klube evropiane do të kërkojnë të mos marrin pjesë në Kupën e Amerikës

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

89.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI