Flash

"Më pëlqyen sulmuesit", Reja habit me konstatimin pas një goditje në 90 minuta: rrëzimin në pankinë e kalon me batutë

Lapsi.al 5 June 2021
"Më pëlqyen sulmuesit", Reja habit me konstatimin pas

"Më pëlqeu shumë sjellja e skuadrës. Erdhëm këtu me një dëshirë të madhe për të treguar aspektin karakterial. Vuajtëm në pjesën e dytë, sepse ata futën një sulmuesë të fortë fizikisht dhe luajtën me topa të gjatë". Edoardo Reja merr gjërat pozitive nga barazimi 0-0 në miqësoren kundër Uellsit, edhe pse skuadra e tij goditi vetëm një herë në 90 minuta portën britanike. "Luajmë shumë mirë në pjesën mbrojtëse, por duhet të jemi më të shpejtë dhe më të saktë në kundërsulm. Në pjesën e parë bëmë mirë, por në pjesën e dytë vuajtëm pak. Kur skuadrat kundërshtare bëjnë presing dhe zhbalancohen duhet t’i godasim" shpjegoi tekniku italian.

Reja mundohet të justifikojë edhe atë që nuk justifikohet në fakt, por ndoshta i referohet shpirtit të sakrificës së treguar nga të katër sulmuesit që patën minuta kundër Uellsit. Italiani harron që sulmuesit vlerësohen me gola asist apo konkluzione drejt portës, që në 92 minutat e Kardifit patën vetëm një mundësi me Manajn, shpenzuar keq nga lushnjari. "Më pëlqyen të gjithë. Seferi pati pak hapësira, por luftoi shumë. Balaj luajti mirë në pjesën e parë. Manaj me topin është shumë i mirë, është nga sulmuesët më të mirë që kemi. Në përgjithësi më pëlqyen të katërt sulmuesit. Dua të nënvizoj edhe faktin se Selmani, ishte debutues, por bëri paraqitje shumë të mirë. Gjetëm një lojtarë të ri që mund të na shërbejë në prespektivë. Në topat në ajër ishte shumë mirë".

Tekniku italian ka folur edhe për rrëzimin në pankinë, në një episod që e pa nervoz pas kontrastit mes David e Manajt që pengoi edhe Rejan, që e mori me sportivitet: "Ishte një incident loje dhe unë jam pjesë e lojës, janë gjëra që ndodhin gjatë ndeshjes. Në aspektin fizik tregova gjendje të mirë", përfundoi Reja.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI