Flash

F1/ "E urrej këtë sport": Verstappen e Hamilton dështojnë dy xhiro nga fundi, në Baku triumfon Perez

Lapsi.al 6 June 2021
F1/ "E urrej këtë sport": Verstappen e Hamilton

Red Bull fiton në Baku me Sergio Perez që mbërrin finishin duke i paraprirë një superlativi Sebastian Vettel, pas pezullimit të GP për shkak të shpërthimit të gomës së pasme të majtë që e detyroi Max Verstappen të tërhiqet në xhiron e 46 nga 51 në total. Hamilton humbi një mundësi të artë për t'u kthyer në krye të klasifikimit të përgjithshëm, duke përfunduar "gjërë" në kthesën e parë të sprintit final me dy xhiro nga fundi. Pierre Gasly kompletoi podiumin me Alpha Tauri përpara Charles Leclerc, i katërti në fund të një gare që filloi nga pole position.

Sergio Perez festoi fitoren e dytë të karrierës së tij F1 në Baku, edhe pse me modesti pranoi se triumfi i takonte Verstappen. "Jam i lumtur, ishte një garë e çmendur. Më vjen keq për Verstappen, ai e meritonte të fitonte, një dyshe në krye do të kishte qenë bukur. Ne ishim afër tërheqjes por arritëm ta përfundonim garën. Ishte e vështirë të arrije në fund. Hamilton? Ai pas rifillimit më bëri presion deri në fund, unë arrita të rezistoj dhe frenova sa më vonë të ishte e mundur, pastaj ai shkoi gjërë", tha meksikani.

Nuk ka fjalë ngushëlluese për holandezin e Red Bull, Verstapen, që zhvilloi një garë prej lideri e përfundoi jashtë dy xhiro nga fundi, duke kapur me shkelma makinën: "Jam shumë i zhgënjyer që mu desh të tërhiqem për shkak të plasjes së një gome. Èshtë një turp. Ndonjëherë arrij deri sa ta urrej këtë sport. Ndoshta për vetëm disa orë, pastaj gjithcka do qetësohet. Deri në atë moment gjithcka shkonte mirë. Kisha fitoren në dorë, por është e kotë të qahem" përfundoi ai.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI