Flash

Euro 2020, Krimea vizatohet në fanellën e Ukrainës: përplasje diplomatike me Rusinë

Lapsi.al 7 June 2021
Euro 2020, Krimea vizatohet në fanellën e Ukrainës:

Fanella e ekipit kombëtar ukrainas për Euro 2020 bëhet shkaku i një konfrontimi diplomatik me Rusinë. Në Facebook, presidenti i Federatës së futbollit ukrainas Andriy Pavelko njoftoi se lojtarët do të veshin "uniforma speciale" dhe postoi foto të bluzave blu dhe të verdha, si flamuri kombëtar, në të cilin është vizatuar silueta e hartës së Ukrainës, përfshirë Krimenë gadishulli i aneksuar nga Rusia dhe rajonet e Donetsk dhe Lugansk, të kontrolluara nga separatistët, me fjalët: "Lavdi Ukrainës! Lavdi heronjve".

"Besojmë se modeli i formës së Ukrainës do t'u japë forcë lojtarëve sepse ata do të luftojnë për të gjithë vendin," tha Pavelko. Një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme Ruse, Maria Zakharova, u tall me uniformat e reja duke pretenduar se "është ngjitur territori i Ukrainës me territorin rus të Krimesë".

Projektimi, vëzhgoi ajo, sjell ndërmend teknikën artistike të trompave l'oeil, që mashtron syrin dhe krijon "iluzionin e së pamundurës". Zakharova gjithashtu tha se organizatorët e Kampionatit Evropian dhe tifozët "duhet ta dinë" se motoja ukrainase "imiton" një parullë naziste.

"Gjatë luftës kjo këngë beteje naziste përdorej nga njësitë e nacionalistëve të rregullt dhe të parregullt ukrainas," tha ajo në aplikacionin Telegram. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, duke folur për agjencinë Tass refuzoi çdo koment, duke ia referuar të gjithë çështjen ekzekutivit të UEFA-s.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI