Flash

Foto zebrave në Afrikë: Icardi nis 'ethet' e merkatos

Lapsi.al 6 June 2021
Foto zebrave në Afrikë: Icardi nis 'ethet' e merkatos
Mauro Icardi ka ndezur merkaton me vetëm një foto, por që mund të tregojë shumë për transferimin e ardhshëm të sulmuesit të PSG. Argjentinasi ka postuar një foto në të cilën duket celulari i tij që fotografon zebrat gjatë safarit në Afrikë. Disa shkrepje, që me nënkuptim janë zgjedhur nga gruaja-menaxhere e tij Wanda Nara, kanë shkaktuar zëra të reja në lidhje me lëvizjen e tij të mundshme te Juventus, ndoshta edhe si pjesë e një shkëmbimi me Cristiano Ronaldon. Tifozët bardhezi kanë nisur menjëherë interesimin me pyetjet e zakonshme: "Çfarë po bën, do vish te Juve?" shkroi dikush, duke komentuar imazhet e marra nga sulmuesi në rrjetin social. "Zebër juventine?", shtoi një tjetër, duke kujtuar se zebra është simboli i Juventus.
Detaj apo rastësi? Për momentin situata është natyrisht në fushën e sugjerimeve, por çdo sinjal në rrjetet sociale duhet të shqyrtohet, peshohet dhe interpretohet me shumë vëmendje kur bëhet fjalë për Icardin. Së bashku me Wanda Nara, për më tepër, Maurito nuk i lë asgjë rastësisë kur bëhet fjalë për të komunikuar me ndjekësit e tij dhe zebat në shënjestër të objektivit të tij nuk kanë kaluar aspak pa u vënë re.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI