Flash

Video/ Eksperimente angleze, me Rumaninë mjafton një penallti: fitojnë edhe Hollanda e Danimarka

Lapsi.al 6 June 2021
Video/ Eksperimente angleze, me Rumaninë mjafton një penallti:

Një penallti e shënuar, një e gabuar, një Grealish që mund të jetë njeriu plus në Kampionatin Evropian, portieri Johnstone që mund ti rrëmbejë vendin e titullarit Pickford: këto janë kartolinat e dërguara nga Middlesbrough, ku Anglia kaloi 1-0 Rumaninë në provën e fundit, në funksion të debutimit në 13 qershor në Wembley kundër Kroacisë.

Southgate rreshtoi një ekip eksperimental, duke përfshirë Ward-Proëse, Godfrey dhe White, të përjashtuar nga lista e 26 lojtarëve të europianit, duke i besuar shiritin e kapitenit Rashford. Sulmuesi i Manchester United ishte ndër më aktivët në pjesën e parë dhe shënoi penalltinë e fituar nga Grealish në minutën e 68, shkaktuar nga Capusa. Në 45 minutat e para, Anglia goditi dy traversa: në minutën e 32 me një goditje nga Calvert-Lewin dhe në minutën e 38 me një të djathtë të harkuar të Sanchos, i shërbyer nga Grealish, më i miri i ndeshjes. Në pjesën e dytë, Calvert-Lewin shkoi afër avantazhit me një prekje akrobatike në goditjen e lirë të Ward-Prowse, ndërsa në të 62 Rashford shpenzoi një rast të pastër pas një kundërsulmi të shpejtë. Penalltia e shndërruar në gol nga Rashford i dha fitoren anglezëve, që në të 78' patën shansin e dytë nga 11 metra. Henderson, që u kthye pas 106 ditësh në fushë, humbi shansin për 2-0.

Pasdite vonë, ishin 6 ekipe kombëtare që do të marrin pjesë në Kampionatin Evropian të ardhshëm, që zbritën në fushë. Një fitore komode 3-0 ndaj Gjeorgjisë në Enschede për Hollandën. Avantazh i nënshkruar në minutën e 10 nga Memphis Depay me një penallti, me Lorian, portierin e Lyon, që në mënyrë të përsëritur i mohoi dyfishimin Portokallinjve, para se të kapitullonte në minutën e 55 me 2-0 e shënuar nga Wout Weghorst. 19-vjeçari i Ajax, Ryan Gravenberch, e coi rezultatin në 3-0 në minutën e 76. Në stadiumin Josy Barthel, goli i Che Adams në minutën e 27 i dha Skocisë fitoren ndaj Luksemburgut, me 10 lojtarë nga minuta e 34' pas largimit të Selimoviç. Ndeshje nervoze me Billy Gilmour, mesfushorin e Chelsea, që doli i dëmtuar për një goditje në kokë. Golat nga Braithwaite (18 ') dhe Cornelius i Parmës (73') i shtynë danezët në fitoren 2-0 ndaj Bosnjës në Brondby. Në Vjenë, ndeshja e vetme midis dy ekipeve të përfshira në Kampionatin Evropian, Austrisë dhe Sllovakisë, përfundoi pa gola.

INTERNATIONAL - FRIENDLIES

Austria 0 - 0 Slovakia

Denmark 2 - 0 Bosnia and Herzegovina

England 1 - 0 Romania

Luxembourg 0 - 1 Scotland

Moldova 1 - 0 Azerbaijan

Netherlands 3 - 0 Georgia

Norway 1 - 2 Greece

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Lajme si ky duam!

Në ritualin e kafes së mëngjesit, befas lexoj një lajm që më mrekulloi dhe më ‘’turbulloi adrenalinën&rsquo...

09:23 Rexhep Uka

Me sytë katër

PAPARAZZI