Flash

"Bullgaria si Çekia, ndaj duhet ta mposhtim": Bushi mat forcën e skuadrës në miqësore

Lapsi.al 7 June 2021
"Bullgaria si Çekia, ndaj duhet ta mposhtim": Bushi mat

Mposhti Andorran e tani kërkon përsëritjen me Bullgarinë. Kombëtarja kuqezi e 21 vjeçarëve ka përfunduar përgatitjet, për ndeshjen miqësore kundër Bullgarisë, që do të zhvillohet ditën e nesërme, në orën 18:30 në stadiumin Slavia të Sofies. Kuqezinjtë vijnë në këtë miqësore pas debutimit të suksesshëm në eliminatoret e Kampionatit Europian 2023, ku fituan 3-0 në transfertë duke bërë në të njëjtën kohë edhe një lojë shumë të mirë. "Dua ta falenderoj skuadrën për shpirtin e garës që tregoi në fushën e lojës. Në këtë ndeshje ne nuk luajtëm futbollin tonë karakteristik, ku bëjmë më shumë pasime dhe vertikalizime sepse kundërshtari nuk ta lejonte një gjë të tillë, duke parë që qëndron shumë ngushtë dhe kërkon të prishë ҫdo aksion dhe jo të ndërtojë. Përtej kësaj të rëndësishme ishin 3 pikët dhe i morëm ato". "Në të njëjtën kohë dua të falenderoj edhe trajnerin Reja duke qenë se na lejoi të grumbullojmë Armando Brojan dhe Mario Mitajn” tha Bushi në konferencën për shtyp.

Një nisje ashtu si duhet për një vend të dytë në grup, që nuk i frikësohet ta thotë hapur as trajneri Alban Bushi: “Ne i kemi të gjitha mundësitë për të zënë vendin e dytë, kemi lojtarë shumë cilësorë, të cilët e njohin shumë mirë njëri-tjetrin. Duhet të kuptojnë mirë rëndësinë e fanellës dhe faktit që të gjithë shqiptarët presin nga ne maksimumin. Për këtë duhet të djersijnë shumë në fushën e lojës, duhet të sakrifikojnë dhe të përkushtohen në maksimum për fanellën. Nëse ata e bëjnë këtë në çdo ndeshje, ne do të arrijmë shumë lart në këto eliminatore”.

Në fund trajneri i 21 vjeçarëve kuqezi ndalet edhe te gjendja e grupit dhe miqësorja me Bullgarinë. “Në prag të kësaj ndeshjeje jemi në një situatë jo dhe aq të mirë përsa i përket grupit të lojtarëve që kemi, duke parë dëmtimet dhe largimet. Ndeshja e nesërme me Bullgarinë është një test shumë i rëndësishëm për ne, duke parë se është një kundërshtar që i përshtatet Ҫekisë, me të cilët luajmë në shtator. Ne duhet të bëjmë mirë, ashtu si gjithmonë, edhe se kemi mungesa ne do t’i japim mundësinë të gjithë lojtarëve të tjerë që nuk luajtën në Andorra. Unë pres shumë nga lojtarët nesër".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI