Flash

Lind RuçiTV/ Bunkerizohet edhe kuvendi, gazetarët bllokohen për Komisionet Parlamentare

Lapsi.al 5 June 2021
Lind RuçiTV/ Bunkerizohet edhe kuvendi, gazetarët bllokohen

Përveç ERTV që transmeton filmimet ekskluzive të aktiviteteve të Kryeministrisë, tani do të ketë edhe një RuçiTV, që do të transmetojë filmimet ekskluzive të Parlamentit. Sinjali që do të prodhojë kuvendi, do të përmbajë jo vetëm seancat parlamentare, por edhe punimet e Komisioneve Parlamentare ku diskutohet hartimi i projektligjeve.

Projekti i jep fund një tradite thuajse 30 vjeçare të ndjekjes së punimeve të Kuvendit nga gazetarët e televizioneve, që deri dje kishin mundësi të ndiqnin nga afër Komisionet Parlamentare, ndërsa tani do të jenë të detyruar të kuptojnë çfarë ndodh nga ekranet e vënë në dispozicion nga Kuvendi.

Ndryshimi i rregullores së parlamenti është firmosur nga Kreu aktual i Kuvendit, Gramoz Ruçi. Sipas rregullores së re puna e gazetarëve që ndjekin zhvillimet në Komisionet Parlamentare bllokohet totalisht.

Nën shembullin e ERTV apo të materialeve të gatshme që shpërndan Bashkia e Tiranës, Ruçi ka përshtatur një ambjent në bodrumet e Kryesisë së Kuvendit, ku gazetarët të mund të shohin nga ekranet e kontrolluara punimet e Komisioneve Parlamentare.

Informacioni mbi diskutimet për hartimin e projektligjeve centralizohet krejtësisht, pasi sinjali i transmetimit në çdo moment do të jetë në varësi të preferencave të administratës së Kuvendit.

Ndalohet në këtë mënyrë ndjekja nga afër e diskutimeve, kontakti me deputetët, apo lëvizja e gazetarëve në ambjentet e Kryesisë së Kuvendit, duke centralizuar krejtësisht informacionin që del nga kuvendi.

“Bunkerizimi” i parlamentit ngjan si një zgjatim të mënyrës se si ka punuar deri tani kryeministri Rama apo kryebashkiaku Veliaj në raport me gazetarët, të cilët e kanë të pamundur të ndjekin nga afër aktivitetet e tyre.

Prania e gazetarëve apo e kamerave të televizioneve në ndjekjen e punimeve të parlamentit, shpesh ka nxjerrë një fytyrë tjetër nga ajo që jemi mësuar të shohim nga politikanët.

Kamerat e televizioneve apo vetë gazetarët kanë qenë dëshmitarë të votimeve të manipuluara në sallën e parlamentit, kur deputetët janë filmuar duke u rrahur (VIDEO KETU), kur janë zbuluar bisedat e celularëve të tyre për skemat brenda partive (VIDEO KETU), kur ka pasur përplasje mes palëve (VIDEO KETU) apo edhe kur kryeministri Rama është filmuar duke përdorur një fjalor banal.(VIDEO KETU)/Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI