Nëse krimi në familje ka gjithmonë një sfond të tmerrshëm, ajo që ka ndodhur sot në Tiranë e kapërcen çdo përfytyrim. Një familje që endet për një kohë të gjatë gjykatave, një divorc i kërkuar për shkak të dhunës dhe tradhëtisë i cili përfundon me një epilog makabër: gjyshi që i vret famijës 16 vjeçar babain përpara syve.
Vrasja me 5 plumba e Kudret Saliajt nga vjehrri i tij, Mexhit Picari, është kryer në një lokal pranë gjykatës së Tiranës ku ndodhej i pranishëm dhe djali i minoren i çiftit Saliaj. 16-vjeçari është filmuar teksa është nxjerr nga forcat e rendit nga lokali në gjendje të rënduar psikologjike pasi ka parë gjyshin e tij, Mexhitn teksa i zbrazte armën babait.
Çifti Saliaj prej disa vitesh kishte patur problem dhe akuzua të ndërsjellat për tradhti bashkëshortore dhe për dhunë fizike dhe psikologjike.
Dhurata dhe Kudret Saliaj ishin në proces divorci dhe në seancën e të premtes do të vendosej për kujdestarinë e fëmijëve. Familjarët e Dhurata Saliajt, kanë folur publikisht për problemet me bashkëshortin e vajzës dhe për faktin se ai i kishte marrë kujdestarinë e nipërve.
AKUZAT PER GRUAN DHURATA SALIAJ
Brenda familjes ka pasur akuza dhe kundërakuza, pretendime për tradhti bashkëshortore, mosmarrëveshje dhe deklarata për dhunë fizike dhe psikologjike. Familja e bashkëshortit, konkretisht vjehrra e 32-vjeçares, mbesa e burrit të saj, madje edhe 2 fëmijët e saj, e akuzojnë Dhurata Saliajn për tradhti bashkëshortore. Ata thonë se ka prova, ndërsa vetë Dhurata mohon çdo gjë të tillë dhe i konsideron sajesa e trillime.
Por konflikti brenda familjes u tensionua akoma më shumë. Ndaj Dhuratës u bë një denoncim në polici, ku akuzohej se kishte ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj fëmijëve të saj dhe mbesës së burrit, si dhe të kishte kërcënuar vjehrrën.
Pas këtij kallëzimi, Dhurata Saliaj u arrestua më datë 3 Tetor. Pasi u arrestua, Dhurata doli përpara Gjykatës së Tiranës dhe trupa gjykuese vendosi masën e sigurisë arrest shtëpie.
Dhurata Saliaj, 32-vjecare jetonte në shtëpinë e prindërve të saj në fshatin Picar në periferi të kryeqytetit.
AKUZAT PER DHENDRIN KUDRET SALIAJ
Nga ana tjetër, autori i krimit, Mexhit Picari, ish-polic burgjesh, që është ndodhur bashkë me vajzën Dhurata Salia në të njëjtin lokal me viktimën, duket se ka vendosur për krimin në gjaknxehtësi e sipër. Në lokal nuk ka pasur sherr mes tyre, por ai i ka shkuar afër dhëndrrit dhe e ka qëlluar me pistoletë. Pasi ka kryer vrasjen, autori është larguar me këmbë mes pallatesh dhe më pas është arrestuar tek shtëpia e vajzës së tij në Yzberisht. Në dëshminë e tij në polici Mexhit Picari tha se e ka bërë vrasjen për dinjitetin e vajzës, duke thënë se e kanë akuzuar pa të drejtë për tradhti ndaj bashkëshortit dhe dhunë fizike e psikologjike ndaj 3 fëmijëve të saj. Në lojën me akuza dhe kundër akuza që ishte zhvilluar edhe publikisht në media, autori i krimit ka rrëfyar se ai që kishte tradhëtuar të bijën qe dhëndrri i tij, të cilin ai e kishte parë të bënte sherre edhe për femra të tjera: "“Unë e kam kapur vetë para 10 viteve. Kam qenë së bashku me banabë e tij. Kur kam shkuar unë, e kam gjetur të çarë këtu te nofulla, edhe kanë qenë 4 çuna duke u zënë për punë femrash. Kur e kam parë me gjak kështu, ju kam thënë policia, unë kam qenë punonjës policie. Ju kam thënë mos se policia këtu. Ata direkt e kanë lënë, edhe më tha më shpëtove, hallall ta bëftë Zoti. Po ç’na bërë kështu more dhëndër. Po ti je i martuar, a ke turp i thashë. A ke turp që zihesh për punë femrash. Ti je i martuar, ke fëmijë. Tha bëra gabim, po më fal. Edhe unë i thashë gocës, erdhi dhe i thashë për mua lere se ky nuk i heq huqet”, është shprehur më partë babai i Dhurata Saliajt në media.