Flash

Takimi Kurti- Vuçiç/ Pikat e nxehta të një dialogu të pashpresë

Lapsi.al 1 June 2021
Takimi Kurti- Vuçiç/ Pikat e nxehta të një dialogu

Ndonëse ulja në tryezë e Albin Kurtit dhe Aleksandar Vuçiçit duket se më në fund do të bëhet realitet në mesin e ketij qershori, arritja e një marëveshje në dialogun mes tyre duket më e largët se kurrë. Deklaratat e palëve, ato të ndërmjetësuesve ndërkombëtarë, të derguarit Special të Bashkimi Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe emisarit të posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, shkojnë në drejtime krejt të kundërta.

Dy përfaqësuesit ndërkombëtarë që gjendeshin këtë të martë në Prishtinë e kanë bërë të qartë qëndimin e tyre të ndërmjetësuesit dhe lëhtësuesit të dialogut.

“Ne jemi këtu për të mbështetur dhe inkurajuar. Sa i përket qëllimit përfundimtar, ne vazhdojmë të besojme që është njohja reciproke e cila në fund do t’ia lërë këtë çështje të kaluarës dhe do të hapë rrugën përpara. Jemi partnerë në këtë proces, jemi të përfshirë në mënyrë aktive duke punuar edhe me Beogradin edhe me Prishtinën, duke punuar së bashku me Lajçak dhe ekipin e tij në mbështetje të arritjes së marrëveshjes së plotë për normalizim” tha Matthew Palmer gjatë një konference në kryeqendrën e Kosovës.

Përkrah tij, Miroslav Lajçak, ka theksuar se bashkëpunimi në mes SHBA-ve dhe BE-së është “i shkëlqyer”, duke shtuar se “ky vit ka potencial të jetë një vit i mirë për marrëdhëniet mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Lajčák and Palmer with top officials in Pristina - European Western Balkans

Lart Palmer dhe Lajçak kete 1 qershor ne Prishtine

Por, pavarësisht nga fjalët optimiste një rezultat real në dialogun e Brukselit duket tejet i vështirë. Një nga temat e para që mund të vihet në tavolinë është ajo e krijimit të asocacionit të komunave serbe, për të cilin qeveritë e mëparshme të Kosovës kanë rënë dakord gjatë takimeve me beogradin në Bruksel. Por kjo marëveshje, e cila rrezikon të krijojë një Republika Serbska në brendësi të Kosoovës u kundërshtua me forcë nga Albin Kurti në kohën kur vetëvendosja ishte në opozite dhe më pas u hodh poshte nga Gjykata Kushtetuese me arsyetimin se binte ndesh me ligjin themelor të shtetit.

Pavarësisht kësaj, i derguari Special të Bashkimi Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak duket se e ka hedhur atë sërish mbi tryezë. Më 15 tetor të vitit 2020, Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, deklaroi në Beograd se, në të tëra takimet që ka pasur në Prishtinë, i është thënë se Kosova do të implementojë të gjitha obligimet që ka marrë përsipër, duke përfshirë këtu edhe krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Lajçak pati përmendur edhe ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës, duke thënë se ajo nuk është ‘Bibël’.

Por edhe njëherë këtë të martë kur emisari i BE gjendet akoma në Prishtinë, Albin Kurti e ka hedhur poshtë mundësinë e krijimit të Asocacionit që dikur ai e thërrise Zajdenica. “Për çështjen e asociacionit e ka thënë edhe peticioni i qytetarëve edhe veprimet e atëhershme opozitare, edhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese. Në Kosovë nuk mund të kemi Asociacion një etnik, pra është e domosdoshme që t’i integrojmë të gjithë qytetarët pa dallim etnie, të mos krijojmë ngrehina të cilat i ndajnë e i përçajnë ata”, tha Kurti gjatë vizitës në Prizren, ku pranoi që një takim mes tij dhe Vuçiçit do të mbahet në mes të qershorit.

Përpos krijimit të shoqatës së komunave serbe qëllimi final i dialogut i shpallurn si nga BE si nga SHBA është njohja e ndërselltë e dy vendeve. Por edhe ky duket një objektivi i largët dhe i pamundur për Beogradin.

Pak ditë më parë në një mbledhje të partisë së tij presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç është shprehur i bindur se nuk do ta nënshkruajë kurrë njohjen e Kosovës. “Ne duam një kompromis, por unë nuk do të nënshkruaj njohjen e një Kosove të pavarur,” ka Vuçiç. ‘’BE dhe Amerika na venë nën presion, zgjidhja e tyre është njohja e ndërsjellë me Kosovën. Atyre nuk u pengon të na ofendojnë, krijojnë çfarëdo non-papers, e në fund mua më akuzojnë për to’’, ka këmbëngulur presidenti serb.

Dhe po ti shtosh këtyre divergjencave thelbësore edhe mospëlqimin e ndërsjelltë që Kurti dhe Vuçiç, dialogu me rrezultate duket një mision i pamundur. Mjafton për këtë të përmendësh një nga deklaratat e fundit të presidentit serb në Hapy TV: ““Kurti nuk është as Hegel, as Ajnshtajn, as Spinoza apo Leibniz për ta komentuar aq shumë. Ai do të vijë ta bëjë punën e tij, për të thënë se serbët janë kriminelë, horra, se ai dëshiron njohjen… Unë do të shkoj të them se çfarë është politika jonë dhe kaq”.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI