Flash

Gati patronazhistët për zgjedhjet e tjera/ Rama shpërfill kritikat nga SHBA dhe BE

Lapsi.al 20 October 2021
Gati patronazhistët për zgjedhjet e tjera/ Rama shpërfill

Patronazhimi përmes shantazhit me shërbimet shtetërore, një skemë e zbuluar nga Lapsi.al para zgjedhjeve të 25 Prillit do të vazhdojë të aplikohet edhe për zgjedhjet e ardhshme lokale nga Partia Socialiste.

Këtë të mërkurë, ndërsa mori në dorë dokumentin e progres-raportit nga Komisioni Europian, kryeministri Edi Rama nuk shfaqi asnjë shenjë reflektimi për mënyrën se si ishin përdorur patronazhistët në zgjedhjet e 25 Prillit, përkundrazi u shpreh se ishte krenar për ta.

“Unë jo jam krenar për patronazhistët, meqë s’kam fol për ta pas zgjedhjeve, por jam akoma më krenar pas zgjedhjeve sepse pa ta, ne nuk do ishim një makineri e pathyeshme, por do ishim një foltore” u shpreh Rama para se të merrte në dorë raportin e progresit nga Komisioni Europian që propozon çeljen e negociatave.

Por ndryshe nga kryeministri i Shqipërisë, ndërkombëtarët e shohin me shqetësim grabitjen e të dhënave personale të qytetarëve nga serverat shtetërorë, fillimisht për ndikimin që pati në votën e qytetarëve.

“Shqetësimet mbeten lidhur me keqpërdorimin e funksionarëve dhe burimeve publike, në lidhje me blerjen e votave dhe me rrjedhjen e të dhënave sensitive dhe personale që mbulojnë preferencat politike të qytetarëve. Këto po hetohen” thuhet në raportin e progresit, në paragrafët për zgjedhjet lokale të 25 Prillit.

E njëjta çështje trajtohet edhe në hapësirën kushtuar problemeve të medias në vendin tonë. Aty përmendet vendimi i gjykatës për sekuestrimin e kompjuterave dhe celularëve të gazetarëve të Lapsi.al, marrjen në pyetje të gazetarëve në SPAK dhe më pas vendimin e dhënë në Strasburg që i detyroi gjykatat shqiptare të tërhiqen.

“Në Prill të vitit 2021, Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut mori një vendim të ndërmjetëm duke dhënë një masë sigurie për të parandaluar bllokimin e serverave dhe kompjuterave të një media online, që kishte zbuluar një bazë të dhënash që kishte informacione personale për më shumë se 910 mijë votues të qarkut të Tiranës, me pretendimin se ishte krijuar nga Partia Socialiste për qëllime elektorale. Të marrë në pyetje nga SPAK, dy drejtuesit e portalit Lapsi.al refuzuan të tregonin burimin e informacionit dhe vetë databazën e të dhënave me SPAK. Duke iu bindur Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, në Maj të vitit 2021, Gjykata e Posaçme e Apelit u tërhoq nga vendimi për bllokimin e serverave, kompjuterave dhe telefonave të gazetarëve të Lapsi.al” thuhet në raportin e Komisionit Europian.

Lexo edhe: Zbulimi i patronazhistëve të PS/ Veliaj dhe Sokol Balla i vërsulen Lapsit (VIDEO)

Lexo edhe: SPAK ia lehtësoi punën patronazhistëve, tani të hetojë krimin

Lexo edhe: Patronazhistët e PS-së, reagon misioni i SHBA në OSBE: SPAK të hetojë krimet zgjedhore!

Lexo edhe: Ekskluzive/ Letra e Holandës për Shqipërinë: Hetimi për patronazhistët, kusht për BE

Pak ditë më parë, ambasadorja amerikane Juri Kim kërkoi hetimin e rrjedhjes së të dhënave personale nga serverat shtetërore. Megjithëse 6 muaj me vonesë, ambasadorja u shpreh pro kërkimeve për zbardhjes së të vërtetës, duke iu bashkangjitur shqetësimit të raportit të ODHIR për zgjedhjet në vendin tonë.

"Shqipëria duhet të garantojë sigurinë e të dhënave personale të qytetarëve. Institucionet përkatëse duhet të hetojnë dhe sanksionojnë plotësisht çdo shkelje që ndikon në besimin e publikut në procesin zgjedhor. Ne i nxisim autoritetet të veprojnë sipas rekomandimit te mëposhtëm dhe rekomandimeve të tjera të OSBE/ODHIR në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit. E drejta e qytetarëve për të votuar lirshëm – pa frikë apo presion apo joshje të paligjshme – është themelore për demokracinë", shkruajti Yuri Kim në rrjetet sociale.

Çështja e keqpërdorimit të të dhënave personale nga patronazhistët e Partisë Socialiste do të jetë pjesë e hetimit edhe në Komisionin Hetimor Parlamentar për zgjedhjet e 25 Prillit.

Por kryeministri Edi Rama mbetet në mbrotje të skemës së presionit mbi votuesit përmes patronazhistëve pavarësisht kritikave të ndërkombëtarëve. Rama përsëriti një alibi, që justifikon keqpërdorimin e të dhënave, por edhe e mohon atë.

Rama tha se në databazën e Partisë Socialiste nuk ka numra të kartave të identitetit të qytetarëve. Por këtë e bëri pasi zhvlerësoi të dhënat që përmban karta e identitetit të qytetarëve shqiptarë, duke e quajtur atë thjesht “një targë” që nuk ka asnjë vlerë, ndryshe nga kartat ID të qytetarëve europianë, që thotë ai, kanë të dhëna sensitive.

“Për shumëkënd në vendet evropiane kur flet për kartë ID, flet për një kartë që përmban të dhëna sensitive për personin, shëndetësore financiare sociale, karta jonë është një targë që s’ka brenda asgjë, me një numër që s’do të thotë asgjë nga pikëpamja e të dhënave personale sensitive. E dyta, të dhënat, target, kanë qenë në internet prej vitesh. Së treti ato nuk janë të vlefshme dhe nuk kanë asnjë lloj peshe dhe nuk duhen në punën e patronazhistëve. Nuk duhen. Për cfarë duhet numri i kartës? Ndaj dhe ne s’kemi pasur në bazën tonë të të dhënave këto elemente, por këto janë cështje le t’i hetojnë deri në fund” u shpreh kryeministri.

Pohimi i Ramës se databaza që përdori Partia Socialiste nuk i përmban të dhënat e kartave të identitetit është pak e besueshme. Databaza e Partisë Socialiste tashmë është publike, pasi dokumenti u shpërnda në të gjithë Tiranën dhe shumëkush e verifikoi vetë se në këtë dokument ishin të gjitha numrat e kartave ID të mbi 910 mijë qytetarëve. Jo vetëm kaq, por aty ishin edhe numrat e telefonit dhe vendet e punës të të gjithë qytetarëve, bashkë me gjeneralitetet e tjera.

https://lapsi.al/2021/05/31/le-figaro-per-skandalin-e-patronazhisteve-ps-fitoi-me-metodat-e-sigurimit/

Çështja është se nëse pranohet përmbajtja e këtyre të dhënave, atëherë pranohet edhe vjedhja e tyre nga serverat e E-Albania, një fakt që është nën hetim nga prokuroria.

“Raporti flet për pretendime që po hetohen. Nuk flet as për patronazhistë, as për socialistë. Kjo është për publikun, se nuk do ta lexojnë njerëzit raportin në detaj. Flet për “pretendime që po hetohen”. Natyrisht do hetohen deri në fund. S’do zgjatem për të përsëritur që këtu s’ka pasur asnjë problem me asnjë të dhënë personale. Fare.” u shpreh kryeministri.

Pasi Struktura e Posaçme Antikorrupsion u tërhoq nga hetimi, socialistët ndjehen më të qetë në punën e tyre të patronazhimit.

Ndërsa qindra-mijëra të dhëna personale të qytetarëve shqiptarë të cilat ruhen nga institucionet shtetërore u vunë në dispozicion të Partisë Socialiste në pushtet me rastin e zgjedhjeve parlamentare të këtij viti, tashmë është prokuroria e Tiranës që po heton për veprën penale “Hyrja e paautirizuar kompjuterike”.

https://lapsi.al/2021/04/18/zberthehet-burimi-i-lapsi-al-si-e-perdorin-drejtuesit-politike-te-ps-programin-me-te-dhenat-per-3-5-milion-shqiptare/

Pas zgjedhjeve të 25 Prillit, ODHIR rekomandoI që institucionet në vend të kryejnë një hetim të hollësishëm për rrjedhjen e të dhënave të 900 mijë shqiptarëve.

“Ndarja ose ndërthurja e paautorizuar e të dhënave personale të votuesve për qëllimet e supozuara të angazhimit demokratik, mund të konsiderohet si shkelje e angazhimit për mbrojtjen e të drejtës për jetë private dhe familjare.

Mund të dëmtojë besimin e elektoratit, përfshirë fshehtësinë e votës së tyre. Shqipëria duhet të sigurojë sigurinë e të dhënave personale të qytetarëve. Institucionet përkatëse duhet tërësisht të hetojnë dhe sanksionojnë çdo shkelje që ndikon në besimin e publikut në procesin zgjedhor.” – thuhet në raportin e OSBE/ODIHR-it.

Përdorimi i të dhënave personale për të monitoruar preferencat politike dhe më pas për të ndikuar në votime, një skemë e tipit “Big Brother” me monitorim shtetëror, pati jehonë edhe në mediat e huaja. Por megjithëse e kanë mbrojtur publikisht patronazhimin dhe pranojnë se e kanë aplikuar prej vitesh, asnjë nga drejtuesit e Partisë Socialiste nuk është marrë në pyetje nga Prokuroria e Tiranës për databazën që zbuloi Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI