Flash

Filmat e komunizmit në bienalen e Venecias / Polemika për pavionin shqiptar

Lapsi.al 26 May 2021
Filmat e komunizmit në bienalen e Venecias / Polemika për pavionin

Shqipëria përfaqësohet këtë vit në Bienalen e Venecias me një pavion që evokon temën e fqinjësisë së mirë, duke marë për bazë ilustrimin e saj me filmat e Konostudios "Shqipëria e re" që evokojnë mardhëniet e mira mes komshijve në kohën e komunizmit.

Puna e katër arkitekteve Fiona Mali, Irola Andoni, Malvina Ferra dhe Rudina Breçani është ngritja e një apartamenti në muret e të cilit projektohen imazhe nga rreth 12 filma të kohës së diktaturës ku vendin më kryesor e zë "Në shtëpinë tonë" me regji të Dhimitër Anagnostit.

https://youtu.be/rfmDuFHhXcU

“Titulli është në ‘Shtëpinë tonë mbi fqinjësinë dhe bashkëjetesën’ dhe lidhet drejtpërdrejtë me përgjigjen që ne i japim pyetjes së shtruar nga kuratori Harkim Sarkis që është: Si do të jetojmë së bashku?”, tregoi Fiona Mali,  për Euronews Albania. “Përgjigjja jonë ka qenë e drejtpërdrejtë: Njih fqinjin tënd dhe prandaj ne trajtojmë fqinjësinë dhe mënyrën sesi ne kemi jetuar së bashku, për të kuptuar si mund t’i rikthehemi jetës sonë të bashku në këtë epokë të re”, tha ajo më tej.

Projekti që do të përfaqësojë vendin tonë mes 61 shteteve të tjera në bienale ka vulën e shtetit shqiptar pasi ai financohet dhe miratohet nga ministria e Kulturës. Po të shohësh në faqen e këtij institucioni aty thuhet: "Ky projekt u përzgjodh nëpërmjet një thirrjeje të hapur për projekt-propozime (26 gusht – 20 tetor 2019), shpallur nga Ministria e Kulturës në rolin e komisionerit të pavijonit të Shqipërisë, në vijim të dy fazave të procesit selektiv, nga një juri ndërkombëtare e përbërë nga: z. Armand Vokshi, z. Simon Battisti, Znj. Arta Dollani, Z. Driant Zeneli and Z. Stefano Boeri.

Anëtarët e jurisë arritën në përfundimin se ky është projekti më i mirë dhe ekipi më bindës për realizimin e sukseshëm të pavijonit shqiptar në Bienalen e Arkitekturës 2020, i cili përmbush kriteret e paraqitura në thirrjen e hapur" (lexoje të plotë këtu).

 

 Por pikërisht këto dy elementë, mbështetja tek kinematografia e kohës së diktaturës dhe mbështetja e këtij projekti nga qeveria shqiptare kanë nxitur polemikat e studiuesve dhe aktivistëve të zbardhjes së krieve të diktaturës. "Natyrisht nuk mungonte fqinjësia e mirë as dje dhe as sot, por ta analizosh dallimet mes kohërave lypset thellim në rrafsh sociologjik, antropologjik, historik, etj. Ama, një gjë është e sigurt: Skenat idilike të një filmi propagandistik nuk rrëfejnë dot kurrsesi atë realitet të hidhur gjatë diktaturës, ku edhe “muret kishin vesh”, ku fqinji të denonconte, ku këshilli i lagjes të demaskonte dhe të priste “biletën” për burg a internim, dhe ku “patronazhistët” e caktuar nga partia vigjilonin edhe brenda anëtarëve të familjes" ka shkruar Jonila Godole Drejtore,  e Institutit për Demokraci, Media & Kulturë (lexoje ketu). Edhe studiuesi Kastriot Dervishi i cili ka hedhur në Facebook një skenë kult nga filmi "Në shtëpinë tonë" ku një polic me uniformë i thotë një nëne: "Në vendin tonë nuk rrëmbehen fëmijët si në Itali", ka shkruar: "Filmi “Në shtëpinë tonë, që përfaqësoi Shqipërinë në bienalen e Venecias, me siguri i ka mrekulluar italianët me këtë shprehjen e “rrëmbimit të fëmijëve” atje. Se ne ia kishim kaluar Italisë për mirëqenie dhe siguri. Te ne fëmijët përfundonin në kampe internimi".

Në fakt, evokimi i dhe përdorimi pa filtra i kinematografisë soc realiste në ditët e sotme ka qenë gjithmonë një temë e nxehtë debati. Shkrimtari antikomunist Agron Tufa, i shkruajti katër vite më parë kuvendit një letër ku propozonte transmetimin e tyre me një pullë ku të shënohej fjala "kujdes" .

"Dokumentarët dhe një pjesë e filmave artistikë të periudhës së Komunizmit, duke risjellë sot propagandën e një diktature totalitare cënon dhe diskriminon pikërisht një pjesë të vuajtur të shoqërisë sonë, e cila sipas statistikave përbën rreth 30% të popullsisë së Republikës. Me këto materiale filmike që “bombardojnë” ekranet e televizioneve tona cënohet të gjitha pikat e nenit 3 të Kushtetutës (dinjiteti i njeriut, të drejtat dhe liritë e tij, drejtësia shoqërore, rendi kushtetues, pluralizmi, identiteti kombëtar dhe trashëgimia kombëtare, bashkëjetesa fetare, si dhe bashkëjetesa dhe mirëkuptimi i shqiptarëve…”), të cilat, po sipas këtij neni, Kushtetuta ia ngarkon shtetit që ” t’i respektojë dhe t’i mbrojë” shkruante Tufa.

Pikërisht evokimi i kësja kinematografie në bieanalen e Venecias dhe mbështetja e saj nga qeveria shqiptare i ka rindezur sërish polemikat rreth punës në ‘Shtëpinë tonë mbi fqinjësinë dhe bashkëjetesën’ të katër arkitekteve Fiona Mali, Irola Andoni, Malvina Ferra dhe Rudina Breçani.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI