Flash

Hipokrizia e Manastirliut/ Fsheh vaksinat Pfizer dhe fajëson qytetarët se nuk marrin dozat kineze

Lapsi.al 9 July 2021
Hipokrizia e Manastirliut/ Fsheh vaksinat Pfizer dhe fajëson qytetarët

Çadrat e ngritura për vaksinimin në sheshin Skëndërbej ishin bosh paraditen e kësaj të premteje. Jo vetëm prej temperaturave të larta. Prej ditësh, ka një mungesë interesimi nga qytetarët. Specialistët e ISHP janë angazhuar në një fushatë sensibilizimi, për ta nxitur më tej vaksinimin, megjithatë çadrat mbeten bosh.

Ndërsa i ftonte qytetarët të vaksinoheshin, Erida Nelaj, përgjegjëse për programin e vaksinimit e shpjegoi rënien e fluksit duke thënë se “ndoshta kjo situata i ka bërë të relaksuar, ndoshta periudha e verës…”. Njësoj edhe specialistë të tjerë të ISHP kanë bërë thirrje në media që qytetarët të paraqiten, të shkojnë në qendrat e vaksinimit, të mbrohen nga virusi. Sërish çadrat mbeten bosh.

Këtë të premte, Ogerta Manastirliu ndërroi strategji. Në vend të ftesave, kujtoi rrezikun e variantit Delta të koronavirusit. (video lart) “Në Institutin e Shëndetit Publik janë duke u bërë analizat dhe është vlerësuar që një seri mostrash, të cilat janë identifikuar si sinjale të pazakonta, të çohen në Laboratorin e Referencës në Gjermani, për të bërë vlerësimet e mëtejshme dhe për t’u bërë sekuencimi genomik, në mënyrë që të shihet nëse ka një qarkullim të mundshëm të variantit Delta në Shqipëri”, tha Manastirliu.

Ministrja ka shpresë se duke përhapur panik nga infektimi me variantin Delta, do t’i nxisë qytetarët të vaksinohen.

Por në prapaskenë, Manastirliu dhe ISHP po luajnë një lojë diskriminuese me vaksinat, që mund ta kishte evituar indiferencën e qytetarëve.

https://lapsi.al/2021/05/26/diskriminimi-me-vaksinat-te-perzgjedhurit-marrin-pfizer-per-popullin-dozat-kineze/

Lapsi.al ka raportuar edhe më herët se për çdo qytetar të thjeshtë, që i përmbush kriteret e moshës dhe që paraqitet në qendrat e vaksinimit, dozat e Pfizer janë mollë e ndaluar.

Megjithëse janë dhjetëra mijëra doza Pfizer që mbërrijnë çdo javë në vendin tonë, ato shpërndahen nën dorë, vetëm për një kategori të përzgjedhur.

Fillimisht u privilegjuan ministrat, deputetët, kryebashkiakët apo drejtorët e administratës, të cilët morën masivisht dozat e Pfizer.

https://lapsi.al/2021/06/27/ministrja-e-edi-rames-mburret-me-vaksinen-pfizer-jashte-radhe-mijera-te-moshuar-ne-pritje/

Një rast i tillë abuziv ishte ai i Ministres së Arsimit, Evis Kushi, e cila shpërndau në Facebook foton kur po merrte dozën e dytë, megjithëse nuk kishte moshën e përshtatshme për t’u vaksinuar.

Por ndërsa, ministrat, deputetët dhe drejtorët e administratës, trajtohen me Pfizer, për qytetarët ofrohet kinezja Sinovac.

E njëjta gjë ndodh edhe sot në qendrat e vaksinimit. Për të përzgjedhurit e Manastirliut, aplikohen dozat e Pfizer, të cilat ofrojnë një mbrojtje më të madhe nga virusi, nuk kanë efekte anësore dhe të japin mundësi të udhëtosh jashtë vendit pa tampon.

Nëse rreziku i variantit Delta është real, ky diskriminim, kjo ndarje e qytetarëve nga Ogerta Manastirliu rezulton të jetë kriminale. Sepse shpërndarja e vaksinave njësoj për të gjithë qytetarët, do të ishte shtysa e duhur për të shtuar interesin në qendrat e vaksinimit. Përndryshe e gjitha rezulton të jetë një hipokrizi, që ka në thelb pazarin me dozat e Pfizer./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI