Flash

Abuzimi/ Gjykata vendos monitorim për cilësinë e ujit të pijshëm në Tiranë

Lapsi.al 24 May 2021
Abuzimi/ Gjykata vendos monitorim për cilësinë e ujit të

Një vendim gjykate mbi cilësinë ujit në Tiranë ka nxjerrë bllof pretendimet e kryebashkiakut Veliaj se kryeqyteti furnizohet me ujë të pijshëm dhe nxit premisat për të shtuar cilënë e ujit në kryeqytet. Gjithçka ka nisur me një akt-padi të depozituar në Gjykatën e Tiranës nga shoqëria civile në vitin 2017, sipas së cilës uji me të cilin furnizohen qytetarët nuk është i pijshëm dhe se për këtë duhet të merren masa.

Për të provuar këtë “Qendra Res Publika” dhe shoqata “Impetus” kryen vetë analiza të ujit. Rezultati qe krejt e kundërta e asaj që pohohet zyrtarisht nga Bashkia.

Sipas, akt-padisë, të kryer në vitin 2017, në zona të ndryshme të Tiranës, niveli i escherichia coli (bakter i dëmshëm për shëndetin) është më shumë se norma e lejuar sipas rregullores për ujin e pijshëm. E njëjta gjë ndodh dhe me nivelin e streptococci faecal, bakter i dëmshëm për shëndetin, ndërsa niveli i Klorit (kimikat) rezulton shpesh herë të jetë mbi 0.5 (norma maksimale e lejuar nga ligji).

“Ka rezultuar se analizat mikrobiologjikë apo kimikë që garantojnë cilësisë së ujit të pijshëm. janë bërë nga një laborator i pa akredituar, duke mos dhënë asnjë garanci për asnjë parametër”-thuhet në akt-padi.

Pas katër vjetësh betejë ligjor, Qendra Res Publika ia ka dalë të sigurojë nga gjykata një vendim, të paprecedent, i cili shpresohet të ndikojë në përmirësimin e cilësisë së ujit në kryeqytet. “Ngarkohet shoqëria civile të “mbikëqyrë” Ndërmarrjen e Ujësjellësit në masat që do të marrë për përmirësimin të cilësisë së ujit” thuhet në vendim. Edhe me vendim Gjykate, ujë me të cilin furnizohet Tirana është i pa pijshëm dhe i dëmshëm për shëndetin.

Gjykata Administrative e Tiranës ka pranuar të Hënën, se cilësia e ujit që furnizohet kryeqytetit është jashtë parametrave që garantojnë cilësinë e konsumimit. Gjykata urdhëroi Ujësjellës Kanalizime Tiranë sh.a. të monitorojë dhe të analizojë të gjitha parametrat e ujit të pijshëm në Tiranë. Sipas vendimit, ndërmarrja e Ujësjellës- Kanalizime është e detyruar që këto rezultate të analizave t’i dërgojë në Institutin e Shëndetit Publik, për të përcaktuar masat që duhet të merren për të përmirësimin cilësisë së ujit.

Po kështu, gjykata urdhëroi ndërmarrjen Ujësjellës -Kanalizime Tiranë të raportojë tek “Qendra Res Publika” dhe shoqata “Impektus” rezultatet periodike të analizave si dhe masat që do të ndërmarrë kjo ndërmarrje që do të çojnë në garantimin e cilësisë së ujit të pijshëm.

Avokati Dorial Matlia e konsideroi vendim si një hap të rëndësishëm që do të ndikojë në përmirësimin e gjendjes së furnizimit me ujë të pijshëm të kryeqytetit.

“Tashmë kemi dhe një vendim gjykate e cila pranon dhe zyrtarizon se uji i pishën nuk ka parametrat e duhura në Tiranë. Ajo që kemi fituar është, si të thuash, ne jemi bërë auditues të shoqërisë shtetërore, Ujësjellës Kanalizime Tiranë, të cilët gjykata i urdhëron, jo vetëm bëjë analizuat periodike të ujit të pijshëm por të na vërë në dijeni dhe ne si paditës, “Qendrës Res Publika dhe shoqatën e “Impektus” për rezultate dhe hapat që ajo do të ndërmarrë në përmirësimin e cilësisë së ujit”-deklaroi pas vendimit të gjykatës Administrative të Tiranës, avokati Dorian Matlija.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI