Flash

Shiten 88 mijë USD në ankand letrat e presidentit Kenedy për të dashurën sekrete

Lapsi.al 26 May 2021
Shiten 88 mijë USD në ankand letrat e presidentit Kenedy për
Tri letra të shkruara me dorë nga John F. Kennedy për Gunilla von Post, të dashurën e tij suedeze, u shitën me ankand nga RR Ankandi në Boston. Me çmimin 88,000 dollarë ato u blenë një koleksionist prej arkivës personale të Gunilla von Post. Aristokratja suedeze e takoi presidentin e ardhshëm të SHBA në Gusht 1953, një muaj para martesës së tij me atë që do të bëhej Jackie Kennedy, shkruan revista franceze Paris Match e lexuar nga Lapsi.al. Por vetëm në 1955 të dy të dashuruarit do të fillonin lidhjen e tyre. Larg nga të qenit një romancë e thjeshtë verore, historia e tyre do të zgjaste një vit dhe do të përfundonte me hidhërim të vërtetë. Lexo me tej:

Zbulohen fjalët e fundit që John F. Kennedy tha 1 sekondë para së të vritej

Kështu, përmes korrespondencës, mësojmë se JFK do ishte i aftë për të bërë gjithçka qoftë edhe duke i dhënë fund martesës së tij për të sjellë Gunillën në Amerikë ... John F. Kennedy's love letters to Swedish mistress written after marriage  to Jackie up for auction - ABC7 New York Por nuk qe e thënë. Ambiciet e tij politike dhe aborti traumatik i Jackie do të bëheshin për shkak për fundin e romancës së tyre. Mikesha e Jacqueline Kennedy tregon për tradhëtitë e presidentit I trishtuar, Kenedi, ky Don Juan i përjetshëm do të mësonte se gruaja e ëndërrave të tij do të martohej me një pronar të madh tokash. "Ju jeni e mrekullueshme dhe ju më mungoni shumë" ishin fjalët e fundit të tij që gjenden në një prej letrave që u shit së fundi në ankandin e Bostonit. ©Lapsi.al  

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI