Flash

Negociatat/ A janë reale deklaratat optimiste të ministrit gjerman Roth

Lapsi.al 27 May 2021
Negociatat/ A janë reale deklaratat optimiste të ministrit gjerman

Ministri gjerman i Shtetit për Europën, Michael Roth ka dhënë sot sinjale pozitive për një hapje përfundimtare të negociatave më Shqipërinë në fund të qershorit. Ndryshe nga kolegët e tij gjermanë, që militojnë pranë të djathtës të CDU-CSU-së, Roth pohon se Shqipëria i ka përmbushur Kushtet prandaj Këshilli i Ministrave të Europës duhet të marrë një vendim në 22 qeroshor për nisjen e bisedimeve ."Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet për të hedhur një hap përpara në procesin e integrimit europian" tha ai gjatë një konference shtypi përkrah Ramës.

Anëtari i kabinetit nga e majta, Roth shtoi se shpreson që më 22 qershor Këshilli i Ministrave të Europës të marrë një vendim pozitiv për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. “Ne duhet të tregojmë një shenjë solidariteti nga ana e Gjermanisë për Shqipërinë dhe Ballkanin. Ka kolegë në BE që thonë se zemra ime rreh shumë për Ballkanin. Këtu nuk bëhet për interesat e mija personale. Ballkani është oborri i brendshëm i BE. Shumë nga ju janë të zhgënjyer nga BE, pasi në të shkuarën është bërë shumëçka. Ju e dini që ka pasur kushte të tjera për të plotësuar për integrimin. Shqipëria ka shënuar arritje dhe për këtë arsye po punojmë që më 22 qershor Këshilli i Ministrave të Europës të marrin një vendim pozitiv. Sigurisht që duhet të nisim. Jemi në fillim të një rruge. Ju keni arritur ndryshim të madh. Duhet të gjithë të mbështesim njëri-tjetrin. Premtoj më tepër angazhim nga shtetet anëtare. Ne këtë moment kemi një problem bilateral mes RMV dhe Bullgarisë, por tani po ndihmojmë për zgjidhjen e tij”, u shpreh Roth.

Por ndonëse regjimi i Ramës është pas 25 prillit më i avantazhuar për integrimin sesa para zgjedhjeve, kjo edhe për shkak të një opozite të lodhur dhe të squllur, deklaratat e ministrit Roth duhen marrë me rezervë. Jo vetëm për faktin se ai është pjesë e familjeve të majta, pjesë e të cilave janë socialistët e Ramës dhe social demokratët e Zaevit. Por edhe sepse deklaratat e tij kohë më parë nuk kanë qenë në sintoni me qëndimet që kanë marrë qeveritë anëtare të BE. Edhe në mars të 2020 Roth u shpreh për Deutsche ëelle, besim plotë se BE do të merrte një vendim pozitiv për hapjen e negociatave. Madje po të shkojmë më tej, që në 2019, Roth ndryshe nga sa do të vendosnin kolegët e tij, mendonte se shqipëria e meritonte nisjen e tryezës së parë të bisedimeve:  "Ne vazhdojmë ta mbështesim perspektivën e anëtarësimit të Shqipërisë dhe të Ballkanit Perëndimor në BE. Ne duhet t'i mbajmë premtimet tona. Një vit më parë, në qershor, i dhamë Shqipërisë disa detyra me vete, dhe kam përshtypjen se Shqipëria i ka përmbushur këto detyra: reforma ligjore, lufta kundër krimit të organizuar, kontrabandës së drogës, ndërtimi i një administrate moderne. Në këto fusha janë bërë përparime të mëdha. Unë madje shkoj aq larg sa të them se ndoshta nuk ka vend që të ketë përmbushur kaq shumë detyra para çeljes së negociatave të anëtarësimit" deklaronte ai në maj 2019.

Pra ndonëse sot pas zfjedhjeve të kaluara po kontestime serioze nga opozita Shqipëria duket më pranë se kurrë hapjes reale të negociatave, deklaratat që Roth ka bërë në Tiranë kanë gjasë të jenë tejet optimise. Ato që ka deklaruar më parë ministri gjerman na bën ti shohim me dyshim qëndrimet e tij të sotme.

©Lapsi.al   

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI