Flash

Vizita në Turqi/ Rama shkon t'i kthejë Erdoganit borxhin e mbështetjes në zgjedhje

Lapsi.al 3 June 2021
Vizita në Turqi/ Rama shkon t'i kthejë Erdoganit borxhin e
Të gjithë i mbajnë mend batutat e Edi Ramës me Erdoganin, në 6 janar, në Stamboll, kur kryeministri shqiptar e vendoste në sedër duke i ngritur pikëpyetje autokratit turk nëse do ta mbaronte spitalin e Fierit në kohën e premtuar dhe ky i fundit i përgjigjej me tre gishtat lart: "Po Edi, do ta kesh gati për zgjedhje". Tre muaj e gjysëm më pas, në 21 prill, Edi Rama e mbylli fushatën elektorale në spitalin turk me një urim nga Raisi, që dëshironte fitoren e rilindjes dhe bashkëpunimin e mëtejshëm. “I dashur Edi Rama dhe ministra të qeverisë shqiptare. Ju përshëndes me respekt. Ju përgëzoj të gjithëve dhe për muajin e Ramazanit dhe uroj që ky muaj të sjellë shëndet e mirësi për vëllezërit e mi shqiptarë. Kemi përforcuar marrëdhëniet shqiptaro- turke, duke rritur partneritetin tonë strategjik. Besoj se do të bashkëpunojmë edhe në të ardhmen", tha ai në një video mesazh. Lexo me tej:

Analiza/ Ku po e çon vendin lidhja okulte Rama- Erdogan?

Por kjo nuk qe ndihma e vetme që lideri i Ankarasë i dha "vëllait" të tij për zgjedhjet politike. Në pikën e vet më të të zezë, kur pandemia po bënte kërdinë në fillim të 2021, Rama u drejtua nga Erdogan për të siguruar vaksinat kineze. Pasi Covax po sillte doza me pikatore, pasi Pfizer sillte aq doza sa për të larë gojën, pasi BE e la jashtë vëmendjes krejt Ballkanin Perendimor, vetëm falë ndërhyrjes së Erdoganit, Edi Rama ia doli të imunizojë popullsinë me SinoVac. Përpjekjet e sulltanit të ri otoman për të ndikuar në zgjedhjet shqiptare nuk u mjaftuan vetëm në tregun e brendshëm. Me aq sa kishte mundësi, regjimi turk u përpoq t'i jepte kanakarit të tij në Tiranë edhe një aureolë ndërkombëtare. Pas pritjes madhështore që Erdogan i organizoi Ramës në Ankara, ai u përpoq t'i jepte atij edhe rolin e negociatorit për marrëveshjen e hapësirës detare të mesdheut lindor mes Turqisë dhe Greqisë. Ministri i jashtëm turk, Mevlud Çavushoglu deklaroi personalisht në 11 janar se donte ta linte në duart e shefit të qeverisë shqiptare këtë stafetë. “Ftojmë Greqinë që të zhvillojmë mbledhjen e parë eksploruese të bisedimeve brenda muajit Janar. Pas takimit të parë, jam i gatshëm të shkoj në Tiranë për të takuar Dendiasin me ftesë të Ramës. Shpresoj që Greqia të mos e refuzojë këtë mundësi dhe së shpejti të nisim bisedimet eksploruese”, deklaroi ai.

Kulisat/ Rama, ndërmjetës për pajtimin e Erdoganit me Micotaqis

Ndonëse një ofertë e tillë u shmang me përbuzje nga Athina që e hodhi poshtë një rol ndërkombëtar për Ramën, aureola e një njeriu që i tejkalon përmasat e ngushta të Shqipërisë u përdor shumë nga njerëzit pro Ramës në prag të fushatës. Madje një analist pro tij, e krahasoi sy më sy me rolin e Ali Pashë Tepelenës në historinë e këtij vendi. Pra është e qartë se para dhe pas fushatës, Erdogan, konkretisht, politikisht dhe ndërkombëtarisht ka mbështetur fitoren e një mandati të tretë të kryeministrit aktual. Dhe në fakt kjo nuk është një risi. Ajo ka të bëjë me një ritual të përsëritur, ku Erdogan e ka mbështetur "vëllain" e tij politik edhe në zgjedhjet e vitit 2013 kundër Berishës atëhere në qeveri, edhe kundër Bashës në 2017.  Tetë vite më parë, lideri turk, atëherë kryeministër, u bë i pari udhëheqes botëror në detyrë që e priti Ramën gjatë fushatës elektorale në 30 maj 2013. Mëria e sulltanit të Bosforit me Berishën dhe fakti që ky i fundit nuk kishte pranuar të votonte njësoj si Turqia për rastin e Palestinës në OKB, e bëri Erdoganin të merrte krahë në fushatën elektorale që e solli kryesocialistin në pushtet. Atëhere Edi Rama u foli shqiptarëve duke pasur në sfond pallatin e Dollmabahçesë dhe duke u premtuar se së bashku me vëllain Taip “do të bëjmë të mundura gjëra që duken të pamundura”. Pas takimit, Edi Rama shkroi në faqen e tij në Twitter se kujtimi më i bukur nga kjo vizitë ishte libri që i dhuroi kryeministri Erdogan me dedikimin: “Të dashurit Edi Rama me urimet e mia për sukses…” T. Erdogan! —————————————————————————————————————————————————————————————————————————- Katër vite më pas Erdogan përsëriti të njëtën fabul. Ai pranoi gjatë fushatës një intervistë në Top Story me Sokol Ballën, ku nuk e fshehu mbështetjen për Ramën. —————————————————————————————————————————————————————————————————————————–   —————————————————————————————————————————————————————————————————————————-

Andi Bushati:Çmimi që do paguajmë për dhuratat e Erdoganit

Prandaj, menjëherë pas zgjedhjeve të 25 prilliut, vizita e parë dy palëshe që po bën Rama, është ajo tek partneri i tij strategjik turk. Për këtë vizitë të beftë, që e detyroi liderin e shumicës të braktisë momentet e fundit edhe mbledhjen e paralajmëruar të asamblesë së PS-së, ka vetëm një foto dhe ende shumë pak informacion. Po me siguri aty do të diskutohet edhe kthimi i borxhit për rolin e madh që fuqia e Erdoganit luajti këtë herë në zgjedhjet shqiptare. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI