Flash

Kronologjia/ 8 vite bllofe të Bashës me zgjedhjet e parakohshme

Lapsi.al 2 June 2021
Kronologjia/ 8 vite bllofe të Bashës me zgjedhjet e parakohshme
Lideri në detyrë i PD i është kthyer sërish tezës së zgjedhjeve të parakohshme, si një manovër, jo vetëm për të përballuar konkurentët në parti që e akuzojnë atë si fajtor për humbjen por edhe për të injektuar sadopak optimizëm tek demokratët e demoralizuar nga humbja e 25 prillit. Ai ka deklaruar gjatë fushatës për një mandat të tretë në krye të partisë se opozita do të përdorë çdo mjet për të shkuar sërish drejt zgjedhjeve të përgjithshme. Madje ata që nuk besonin në këtë mision ai i ka etiketuart si disfatisë: “Kush flet për 2025-ën, është dorëzuar tashmë. Unë nuk jam dorëzuar dhe unë e di që ju s’jeni dorëzuar” tha ai gjatë një takimi me njësin 11 në Tiranë. Lexo me tej: Basha sinjalizon luftën për zgjedhje të parakohshme: Kush flet për vitin 2025 është dorëzuar Por ky optimizëm i shtirë për ti rëmbyer Edi Ramës atë që ai e ka vjedhur me shumë mundim, nuk është një risi për liderin demokrat. Sa herë ai e ka drejtuar partinë e vet drejt humbjes, sa herë ka korrur ndonjë disfatë Basha është përpjekur të ushqejë iluzionin e zgjedhjeve të parakohshme, të rrëzimit të shpejtë të kryeministrit, apo të formimit të një qeverie teknike tek mbështetësit e tij. Një shikim i shpejtë në arkivën e Lapsi.al që i ka pasqyruar me përpikmëri të gjitha aktivitetet e Bashës tregon se ai ka abuzuar pas si shpesh me këtë mision të pamundur. Humbja e parë elektorale e Lulzim Bahshës në krye të PD ishte ajo në zgjedhjet lokale të 2015. Por ndonëse në atë kohë nuk ishin mbushur ende as dy vite nga 1 milion shuplakat kundër qeverisjes së demokratëve, ndonëse vendi sundohej nga një koalicion i fuqishëm si ai Rama-Meta, lideri i PD nuk nguroi të fliste për zgjedhje të parakohëshme. Madje kur gazetarët skeptikë e pyesnin të çuditur për mundësinë reale të kësaj deklarate ai i përgjigjej: "I njëjti skepticizëm i pranueshëm, i kuptueshëm deri diku u shpreh edhe kur unë dhe PD lançuam dekriminalizimin si kushtin e rikthimit tonë në Parlament. Ndaj kur kam artikuluar kërkesën për qeveri teknike që ti paraprijë zgjedhjeve të parakohshme sigurisht është një kërkesë e menduar mirë, e shoshitur, e rrafur në debatin e brendshëm të PD dhe nuk vjen as ti tek e PD, as si retorikë politike por si zgjidhje për situatën në të cilën gjendet vendi sot” (Dhjetor 2015) Natyrisht, objektivi nuk u arrit kurrë. Ndonëse Basha ngriti çadrën në bulevard, ndonëse ai i shtoi kërkesës së parë edhe atë të krijimit të një qeverie teknike pa Edi Ramën kryeministër, zgjedhjet u zhvilluan në kohën e caktuar (madje u shtynë me një muaj si pasojë e një marëveshjeje idiot që e shkatërroi opozitën). Basha humbi për herë të dytë, bërtiti për vjedhjen e votës (çka iu vërtetua me përgjimet e botuara nga BILD) dhe kur po afrohej gara lokale e radhës filloi përsëri të propogandonte heqjen e edi Ramës dhe qeverinë teknike. Në janar të 2019, kur ende iishte në parlament, Basha deklaroi: “T’i japin fund kësaj dhe një qeveri kalimtare të përgatisë një proces zgjedhor për një parlament të vërtetë, jo një parlament kukull të krimit... Thirrini mendjes! Tik-tak po afron ora! Thirrini mendjes!” Dhe meqë as kush nuk pyeti për paralajmërimet me Tik Takun Kërcënues të liderit të opozitës, ai vendosi të ndërmarë vendimin më radikal të ndodhur në këto 30 vite pluralizëm, atë të djegjes së mandateve. Në pranverën e 2019 sërish Basha e justifikoi këtë me dëshirën për të rrëzuar ramën dhe provokuar zgjedhje të parakohshme:“Në vlerësimin tonë kriza politike kërkon një zgjidhje akute, e cila mund të kalojë vetëm përmes kthimit të vullnetit të popullit, kthimit të zgjidhjes tek populli me zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe natyrisht hedhjes së një sërë hapash paraprak në këtë drejtim. Së pari krijmin e një qeverie tranzitore pa njeriun përgjegjës për asgjësimin e procesit zgjedhor dhe proceseve politike dhe për kthimin e qeverisë dhe shtetit në një bandë që i shërben interesave të disa bandave.” Edhe mazhoranca, edhe Rama edhe ndërkombëtarët i injoruan këto qëndrime, ata vazhduan përpara duke e detyruar opozitën të bojkotonte edhe zgjedhjet lokale të qershorit 2019. Por pasi humbi edhe gjithë pushtetin lokal, pasi u zbyth nga përbetimi se nuk do ti lejonte ato të zhvilloheshin, Basha nuk hoqi dorë nga fiksimi i zgjedhjeve të parakohëshme. Por këtë herë i shtoi formulës së tij zgjedhje të parakohshme lokale dhe të përgjithshme në të njëjtën ditë. “Zgjidhja e krizës, që mbetet imperativ dhe objektiv kryesor yni, vjen vetëm duke iu drejtuar sovranit me zgjedhje të lira e të ndershme. Zgjidhja e krizës janë zgjedhjet e parakohshme, përgatitja e PD për zgjedhje te parakohshme parlamentare dhe zgjedhje vendore në të njëjtën ditë. E gjithë partia, jo vetëm forumet, zbret ne terren dhe nis përgatitjet dhe kontaktin me qytetarët për zgjedhjet si zgjidhja e krizës” tha ai në shtator 2019 Por vetëm disa muaj më pas ai do të sillej sikur nuk i kishte thënë këto fjalë. Në janar 2020 ai do të ulej në tryezën e reformës zgjedhore ( nga e cila e pa si doli më pas) me Damian Gjiknurin dhe Rudina Hajdarin, ku tentoi të fitonte ato që kishte dorëzuar vetë me djegjen e mandateve.

Andi Bushati:Të godasësh me molotov për t’u kthyer aty ku ishe

Kur opozita bëri këtë piruetë të çuditshme të gjithë ata që e kishin mbështetur në rrugën radikale parathanë disfatën e saj të radhës. Por Basha vazhdoi të tregonte përrallën e krijimit të një qeverie pa Ramën. Në një intervistë në ABC, në janar 2020, me gazetaren Mimoza Koçiu ai u pyet nëse e kishte braktisur idenë e vjetër “Ne i qendrojmë propozimit tonë për një qeveri tranzitore jo vetëm për të kaluar këtë krizë…” përsëriti ai. -”Ky është vetëm propozim apo edhe i dakortësuar, i hedhur në tryezë, si pjesë e reformës”? e pyeti gazetarja.Lulzim Basha u përgjigj:“Padiskutim është një qendrim nga i cili ne nuk kemi ndërmend të tërhiqemi. Vazdhdimi dihet. Ndonëse kishte thënë publikisht se nëse Rama më gënjen për herë të dytë, turpi është i imi, Basha e hëngri sërish karremin me marëveshjen e 5 qershorit. Prej aty ai nisi rrugën e sigurtë drejt humbjes së radhës. Rivali i tij fitoi sërish një mandat katër vjeçar deri më 2025. Por sikur të mos ketë ndodhur asgjë basha flet sërish për rrëzim të Ramës dhe zgjedhje të parakohëshme. Madje ai guxon të quajë të dorëzuar të gjithë ata që nuk e besojnë më në mos dorëzimin e tij proverbial për të shkuar nga humbja në humbje. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI