Andi Bushati: A e mbron dot më PD, Sali Berishën?
E para, se anti- amerikanizmi si koncept është një gjë krejt e ndryshme nga qëndrimet që mund të mbahen ndaj një ambasadoreje të caktuar, apo qoftë edhe ndaj një administrate të caktuar. Psh, të ishe kundër politikave të Trump kundër ngrohjes globale, kundër Palestinës apo qoftë edhe kundër Kosovës, nuk do të thotë se je automatikisht kundër SHBA-së. Por, përtej këtij debati teorik, ka edhe një më të thjeshtë dhe praktik, që po e fut opozitën në kaos duke e ndarë në masën e dashurisë që duhet të tregojnë ndaj SHBA-së. Ai ka të bëjë me paqartësinë e qëndrimeve të lidershipit të saj. Sot PD nuk ka një qëndrim nëse gaboi sekretari i shtetit që e konsideroi Berishën hajdut dhe shkatërrues të demokracisë. Sot ajo nuk guxon të thotë nëse Donal Lu dhe Yuri Kim kanë pasur apo jo një mision për të ndihuar pushtetin e Edi Ramës. Duke u sjellë si eunukë, figurat kryesore të PD-së i kanë lënë militantë e tyre pa busull. Ndaj disa kryqëzojnë Agron Shehajn se takon ambasadoren dhe të tjerët lodhin krahët duke tundur, edhe në mënyrë të panevojshme, flamurin e pro amerikanizmit. ©Lapsi.al